Udhëzimi i Profetit alejhi selam në lidhje me shikimin e ëndrave të mira dhe të këqija

Eshtë vertetuar se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Endrra e mirë , është prej Allahut, ndërsa ëndrra e keqe është prej shejtanit. Prandaj, nëse dikush nga ju shikon ndonjë ëndërr jo të këndshme, le të pështyjë tri herë në anën e majtë dhe të kërkojë mbrojtje tek Allahu prej shejtanit të mallkuar. Ai nuk duhet tia përmende ëndrrën askujt , se ajo nuk ka për ta dëmtuar atë. Por, nesë shikon ndonjë ëndërr të mirë dhe të këndshme le të gëzohetdhe le tia rrëfeje atë vetëm atij personi që do”.

Ai ka urdhëruar atë person që sheh një ënderr jo të këndshme të ndërrojë anën në të cilën flinte më parë, gjithashtu e ka urdhëruar atë që të fali namaz. Kur ta kryejë këtë, ajo ëndërr e keqe nuk ka për ta dëmtuar atë, madje ky veprim e largon dëmin e saj. Transmetohet se Profeti alejhi selam përpara se tia komentonte ëndrrën atij personi që e kish parë i thoshte: “Ke parë ëndërr të mirë!“, pastaj ia komentonte atë.

Profeti alejhi selam ka urdhëruar për atë person që inatoset, ta shuajë zjarrin e mllefit dhe inatit të vet me abdes dhe , nëqoftëse është ulur të shtrihet dhe t´i kërkojë mbrojtje Allahut prej shejtanit të mallkuar.
Përpara se të cohej nga vendtubimi ai thoshte: ” Qofsh i Lavdëruar dhe pa të meta o Allah! Ty të takon falenderimi; dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përvec Teje; kërkoj faljen Tënde dhe tek Ti pendohem!”: Pastaj një burrë i tha: o i Dërguari i Allahut! Ti po më thua një thënie të cilën nuk e ke thënë më përpara. I Dërguari alejhi selam i tha: ” Kjo është shlyerje për mëkatet që janë bërë në kuvend”.