Udhëzimi i Profetit alejhi selam në lidhje me lutjet dhe sjelljet e tij gjatë udhëtimit

Kur hipte në devenë e tij, Profeti alejhi selam thoshte tre herë ” Allahu Ekber” ! , pastaj thoshte : ” Falenderimi i takon Allahut, i cili i nënshtroi këtë për ne , që ne nuk do të kishim mundësi ta bënim. Ne me të vertetë te zoti ynë do të kthehemi “. Pastaj thoshte : ” O Zoti ynë , të lutemi që në udhëtimin tonë të na mundësosh të bëjmë mirësi dhe të jmi të devotshëm, të bëjmë vepra me të cilat Ti je i kënaqur. O Zoti Ynë , na e lehtëso neve udhëtimin tonë dhe na e nëj të rehatshme rrugën. O Zoti ynë, Ti je shoqërues ynë në udhëtimdhe mbrojtës i familjes sonë që lamë pas. O Zoti im, kërkoj që të mbrosh nga vështirësitë e udhëtimit, nga shikimet dashakeqe dhe nga sprovat në pasuri dhe familje”!
Kur kthehej nga udhëtimi thoshte të njëjtat fjalë duke shtuar thënien. “U kthyem të penduar, të përkushtuar duke e falenderuar Zotin tonë”.

Kur e vendoste këmben në yzengji, për të hipur mbi devenë e tij, Profeti alejhi selam thoshte “Bismilah“, ndërsa kur ulej mbi shpinën e devesë thoshte nga tre herë: ” Falenderimi i takon Allahut!”, dhe ” Allahu është më i Madhi” e pastaj thoshte tre herë: “I Lartëmadhëruar është Allahu ” . Pastaj thoshte : ” S´ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përvec Teje ( o Allah)! Qofsh i Lavdëruar dhe pa të meta! Me të vertëtë unë kam gabuar! Qofsh i Lavdëruar dhe pa të meta! Me të vertetë unë i kam bërë padrejtësi vetes, prandaj më fal mua, sepse gjynahet nuk i fal kush tjeter vec Teje ( o Allah)”.

Kur i përcillte shokët e tij për udhetim, ai i thoshte njërit prej tyre: ” Në mbrojtjen e Allahut qofshin feja jote, besa jote dhe përfundimi i punëve tuaja!”
Profeti alejhi selam dhe shokët e tij , kur u ngjiteshin rrugëve të malit thoshin ” Qofsh i Lavdëruar dhe pa të meta , o Allah!” (Subhan-Allah).

E ka urryer që udhëtari të udhetojë i vetëm natën. Ai thoshte: ” Nëse ndonjeri prej jush qëndron në ndonje vend, le të thotë: ” Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) i krijesave që ka krijuar. ” Nese e thotë ketë asgjë nuk do ti beje dëm, derisa të largohet nga ai vend”.
Ai e ka ndaluar që muslimani të udhetoje ne vendin e armikut , duke pasur me vete Kuranin, nga frika se mos përbuzet nga ana e armikut. E ka ndaluar që gruaja të bejë rrugë të gjatë pa shoqërues, si burri, nëna, babai, vëllai i saj, dhe të afërmit.
Profeti alejhi selam e përqafonte dhe e puthte atë person që kthehej nga udhetimi , nëse ai ishte një prej të afërmve te tij.
Kur kthehej nga udhetimi, Profeti alejhi selam shkonte ne xhami dhe falte dy rekate namaz.