Muslimani i vërtetë e pranon urdhërin e Allahut dhe mundohet që së shpejti ta praktikon në jetën e tij të përditëshme. Në shenjë dashurie ndaj Islamit, krenarie me sheriatin e të Mëshirëshmit dhe në shënjë respektimi të sunnetit (veprës, traditës, ligjit) të njeriut më të mirë, Pejgamberit ﷺ.
Nuk ia vë veshin atij grupi të humbur, e cila tregon padëgjueshmëri ndaj të Vërtetës dhe është e pavetëdijshme ndaj përfundimit që e pret.
Allahu mohon besimin nga ata që ia këthejnë shpinën Atij dhe Pejgamberit ﷺ: “Ata (dyftyrëshit) thanë: Ne i kemi besuar Allahut dhe të Dërguarit të tij dhe u jemi bindur. Por pas asaj një grup prej tyre zbrapsen. Të tillët nuk janë besimtarë. E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i Dërguari i Tij (me Kur’an dhe hadith), një grup prej tyre nuk i përgjigjen (thirrjes)…” (En-Nur 47, 48)
“Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Alllahu dhe te i Dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është që të thonë: Dëgjuam dhe respektuam! Të tillët janë ata të shpëtuarit. Kush e respekton Allllahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe ia ka frikën Allahut, të tillët janë ata që arrijnë atë që dëshirojnë.” (En-Nur 51, 52)
Transmetohet nga Safija bint Shejbe, e cila thotë: “Ishim duke ndenjtur te Aisheja r.a. dhe u përmendën gratë kurejshe dhe vlera e tyre. Në këtë rast Aisheja r.a. tha: S’ka dyshim se gratë kurejshe kanë vlerë, mirëpo unë nuk kam parë sikur gratë e ensarëve. Ato aq shumë e besonin Kur’anin, saqë kur zbriti ajeti i sures En-Nur “Le t’i vënë shamitë mbi krahërorin e tyre…” dhe burrat e tyre ua tregonin këtë ajet grave, bijave, motrave, nënave, si dhe të afërmëve të tjerë; e kur e dëgjuan ajetin secila nxitoi që ta mbulon kokën dhe trupin, në shenjë besimi ndaj Librit të Allahut…”
Pra, nuk kemi zgjedhje para urdhërit të Allahut , e as mëdyshje gjatë realizimit të vendimit të Tij.
Për këtë shkak, pendohu moj motër muslimane nëse vërtetë je e kënaqur që Allahun ta kesh Zot, Islamin fe, Muhammedin ﷺ Pejgamber dhe nëse do që për shembull t’i marrësh gratë dhe bijat e Pejgamberit ﷺ.
Nxito të pendohesh, oj robëreshë e All-llahut dhe ke kujdes fjalën “Do të pendohem, do të falem, do të mbulohem…”, ngase vonimi i pendimit është mëkat, për të cilin duhet pendim tjetër.
Thuaje atë që tha Musai a.s.: “U nguta te Ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur ndaj meje!” (Taha, 84) dhe thuaje atë që e kanë thënë besimtarët dhe besimtaret më parë: “Dëgjuam dhe respektuam (urdhërin). Kërkojmë faljen Tënde, o Zoti ynë! Vetëm te Ti është përfundimi ynë!” (El-Bekare 285)
Lutja jonë e fundit është:Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave!