Teuhidi është shkak i shlyerjes nga Allahu i gjynaheve tona, na mbron nga dënimi i përhershëm në Ahiret si dhe na mundëson udhëzimin e Allahut në këtë botë. Allahu thotë: “Ata që besojnë dhe besimin e tyre nuk e përziejnë me shirk (idhujtari), atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” (En’am: 82)
Muhamedi ﷺ thotë: “Detyrë e Allahut është që të mos e dënojë atë që nuk i bën shok Atij në adhurim.” (Transmeton Buhari dhe Muslimi.)