Gruaja në kohën e Profetit ﷺ nuk ishte e izoluar, por ishte prezente dhe aktive në shtëpi, xhami dhe në sheshin e luftës kur nevojitej. Nuseje ibnu Kab, doli në mbrojtje të profetit Muhamed ﷺ gjatë betejës së Uhudit. Ajo mori dhe një plagë, e cila i la shenjë në sup. Një grua i vajti profetit Muhamed ﷺ dhe debatoi për të shoqin, rast i cili u përjetësua dhe në Kuranin fisnik dhe surja që e përmend këtë mori emrin: ”Surja e debatit”. Keto mbeten fakte të pakontestueshme kundër të gjithë orvatjeve për izolimin, mënjanimin dhe madje varrosjen e çdo aktiviteti të jashtëm të gruas.
I dërguari i Allahut ﷺ, këshillon që gruas t´i merret mendimi, sepse ajo ka përparësi më shumë se të tjerët për t´u konsultuar me të, duke qenë se ajo është shumë afër tij dhe e njeh mirë gjendjen e tij.
I dërguari i Allahut ﷺ doli në kohën e Hudejbijes dhe kur përfundoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Hudejbijes me Kurejshët u tha shokëve të vet: “Ngrihuni, therni kurbanet dhe pastaj rruani kokat!”.
Umeri tha: “Pasha Allahun!” Nuk u ngrit asnjë prej tyre derisa e tha atë tre herë! Kur nuk u ngrit prej tyre asnjëri, ai ﷺ u fut tek Umu Seleme dhe i tregoi asaj cfarë ngjau! Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) i tha: ” O i Dërguari i Allahut ﷺ, a e dëshiron një gjë të tillë? Dil dhe mos i fol askujt asnjë fjalë derisa të therrësh devenë (kurbanin) tënd dhe thirr berberin të t´i rruaj flokët”. Ai doli dhe nuk i foli asnjërit derisa theri devenë e tij dhe e thirri berberin që ti rruante flokët.
Kur e panë këtë gjë ata u ngritën, therrën kurbanet e tyre dhe filluan duke rruajtur kokat e njëri tjetrit.