Enes bin Malik (Allahu qofte i kënaqur prej tij!) përcjell se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka pyetur (sahabët) duke u thënë:
“Cila është krijesa me imanin (besimin) më të mahnitshëm?”
Ata thanë: “Engjëjt.”
“Si mund të mos besojnë Engjëjt”, u pergjigj (Profeti)!
Atëherë, “Profetet”, thanë ata.
“Profetëve u vjen shpallje, si mos të besojnë”, u përgjigj ai!
Thanë: “Sahabët” (shokët dhe shoqëruesit e Profetëve).
Ai tha: “Sahabët shoqërohen me Profetët si mos të besojnë?”
“Vini re! Njeriu me iman më të mahnitshëm janë ata njerëz që do vijnë pas jush, që do të gjejnë një libër të shpallur, të cilin do e besojnë dhe do e ndjekin. Keta janë njerëzit me imanin më të mahnitshëm.”
(“Vargu i haditheve të sakta” me nr: 3215).