Cilat janë llojet e shirkut?

Shirku ndahet në disa lloje: a) Shirku në veprat e Allahut. Këtu futet besimi i egzistencës së zotave të tjerë veç Allahut, besimi që krijesa të caktuara kanë në kontroll pjesërisht apo potësisht kontrollin ndaj krijesave duke i mbajtur ato në egzistencë, duke i furnizuar etj., besimi se krijesa të caktuara gjykojnë apo vendosin për të ardhmen në ahiret si dhe çdo shoqërim që i bëhet Allahut në veprat e Tij. Allahu thotë në Kur’an: “Kush rregullon çdo çështje? Ata do të thonë: “Allahu”.” (Junus: 31)
b) Shirku në adhurim. Në këtë lloj shirku futet çdo adhurim që i bëhet dikujt tjetër veç Allahut ose bashkë me Të. Allahu thotë: “Thuaj: “Unë adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok.” (Xhin: 20)
c) Shirku në Cilësitë dhe Emrat e Allahut. Këtu futet çdo veprim që i jep apo i atribon ndonjë krijese Emra dhe Cilësi të Allahut, p.sh. mendimi se të fshehtën (gajbin) e di ndonjë krijesë. Allahu thotë: “Asgjë nuk është si Ai.” (Shura: 11) “Thuaj: “Askush veç Allahut as në qiej, as në tokë, nuk e di të fshehtën”.” (Neml: 65) I Dërguari i Allahut thotë: “Nuk e di gajbin (të fshehtën) askush veç Allahut.” (Transmeton Taberani. Hadithi është i mirë.)