Cilët janë ata njerëz që do i kenë zili pejgamberët dhe shehidët?

Ka njerëz prej robërve të Allahut që nuk janë Pejgamberë as shehidë, por të cilëve do t’ua kenë lakmi Pejgamberët dhe shehidët në Ditën e Kijametit për shkak të pozitës së tyre tek Allahu.” Thanë, “O i Dërguari i Allahut na trego kush janë ata.” I Dërguari i Allahut alejhi selam tha: “Ata janë njerëz që kanë dashur njëri tjetrin për hirë të Allahut duke mos pasur lidhje familjare ndërjmet tyre, e as për shkak të pasurisë që i japin njëri tjetrit. Pasha Allahun fytyra e tyre është dritë, ata janë në dritë, nuk frikësohen kur të tjerët frikësohen as dëshpërohen kur të tjerët dëshpërohen.”
Pastaj ai lexoi këtë ajet: “Tani e keni të ditur se të dashurit e Allahut (eulijatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje.” (Junus: 62) (Abdul-Kadr Arnauti thotë se hadithi është i mirë.)