Thote Profeti alejhi selam:
1. ” Me i miri prej jush eshte ai qe meson Kuranin dhe ua meson te tjereve.”Buhariu
2. ” Me i miri prej jush eshte ai qe ka moralet me te mira.”Buhariu
3. ” Me i miri prej jush eshte ai qe shlyen (borxhin) ne menyren me te mire.”Buhariu
4. ” Me i miri prej jush eshte ai prej te cilit shpresohet e mira dhe je i qete nga e keqja e tij.”Saktesoi Albani
5. ” Me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i mire me familjen e tij.”Saktesoi Albani
6. ” Me te miret prej jush ne xhahilijet jane me te miret prej jush edhe ne Islam, nese kuptojne (fene).”Saktesoi Albani
7. ” Me i miri prej jush eshte ai qe ushqen (te varfrit) dhe kthen selamin.”Saktesoi Albani
8. ” Me i miri prej jush eshte ai qe ka supet me te lehta.”Saktesoi Albani Dmth: u hap vend edhe te tjereve ne saf.
9. ” Me te miret prej jush jane ata qe kur i sheh te kujtojne Allahun.”Saktesoi Albani
10. ” Me i miri nga njerezit eshte ai qe jeton gjate dhe ben vepra te mira.”Saktesoi Albani
11. ” Me i miri nga njerezit eshte me i dobishmi i tyre.”
12. ” Shoket me te mire tek Allahu jane ata qe jane me te mire per shoket e tyre dhe fqinjet me te mire tek Allahu jane ata qe jane me te mire per fqinjet e tyre.”
13. ” Me i miri nga njerezit eshte ai qe ka zemer mehmum (te devotshme, te paster nga gjynahet dhe hasedi) dhe gjuhe te vertete.”Saktesoi Albani