Dëshmia “Muhammedun resulullah”

Argumenti i kësaj dëshmie është fjala e Allahut:[Kuran a=”9-Et-Teube:128″]Po ashtu fjala e Allahut:[Kuran a=”63-El-Munafikun:1″]
Domethënia e saj:

Vërtetim i plotë nga thellësia e zemrës, i cili përputhet me fjalët që i shqipton gjuha se Muhamedi është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij tek të gjitha krijesat, njerëzit dhe xhinët.

Shtyllat e kësaj dëshmie:

  1. Pranimi se Muhamedi alejhi selam është i dërguar i Allahut.

Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”48-El-Fet’h:29″]

  1. Besimi se Muhamedi alejhi selam është rob i Allahut.

Allahu e përshkroi atë si rob në çështjet më madhështore, ku bën pjesë çështja e thirrjes në rrugën e Allahut, duke thënë:[Kuran a=”72-El-Xhinn:19″]Pra, ai është i dërguar që nuk përgënjeshtrohet dhe rob që nuk adhurohet.

Kushtet e kësaj dëshmie:

  1. Vërtetimi i çdo gjëje për të cilën na ka lajmëruar Muhamedi alejhi selam.
  2. Bindja ndaj urdhrave të tij.
  3. Shmangia nga ajo prej së cilës na ka ndaluar.
  4. Adhurimi i Allahut vetëm në mënyrën që ai e ka ligjësuar.

 

Marrë nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”, Abdullah El-Huvejl