Bërja tesbih, tahmid dhe tehlil

Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen, nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të –: “Kush bën tesbih (thotë subhan Allah-i lavdishëm e pa të meta është Allahu) në fund të çdo namazi tridhjetëetre herë, e falënderon Allahun (thotë el hamdu li Lahi) tridhjetëetre herë dhe e madhëron Allahun (thotë Allahu Ekber) tridhjetëetre herë si dhe në plotësim të qindëshes thotë: La ilahe il Allahu Uahdehu la sherijke lehu lehul mulku ue lehul hamdu ue Hue ale kul-li shej in Kadir-nuk ka të adhuruar të meritueshëm veç Allahut, të Vetmit e të Pashoqit, Atij i takon sundimi, Atij i takon falënderimi dhe Ai është i Aftë për çdo gjë; të këtillit i falen gjynahet dhe në paçin qenë sa shkuma e detit”.(Transmetuar nga Muslimi në “El Mesexhid” (597)

Nga Aliu – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se Fatimeja u ankua nga duart (prej punëve të shumta) ndërkaq Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – i erdhën robër kështu që Fatimeja u nis për tek ai por nuk e gjeti. Takoi Aishen dhe i tregoi. Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – Aishja i tregoi për ardhjen e Fatimes. Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – erdhi te ne teksa ishim shtrirë dhe ne bëmë të ngrihemi por Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – na tha mos lëvizni. U ul mes nesh derisa ndjeva freskinë e këmbës së tij mbi krahëror e më tej tha: “A doni t’ju mësoj për më mirë nga ç’kërkuat. Kur të bëni të shtriheni të thoni Allahu Ekber tridhjetëekatër herë, Subhan Allah tridhjetëetre herë dhe el hamdu li Lahi tridhjetëetre herë, dhe e tillë gjë është për ju më mirë nga shërbëtori”. Ndërsa lidhur vetëm me mirësinë e bërjes tesbih i Dërguari – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “A është i paaftë ndokush nga ju që për çdo ditë të fitojë njëmirë të mira! Ndërkaq një pyetës nga ata që po qëndronin me të e pyeti: Si fitohen njëmijë të mira? Tha: Bën njëqind tesbihë dhe i shkruhen njëmijë të mira ose i eliminohen njëmijë të këqija”. (Transmetuar nga Muslimi në “Edh Dhikru ued Dua” (2698)