Njeriu është i kufizuar e si i tillë ai nuk mund të gjykojë vetë për të përcaktuar të mirën dhe të keqen, për të kuptuar qartë botën dhe arsyen e ekzistencës së tij. Kështu ai ka nevojë për udhëzimin Hyjnor të shpallur nga Allahu me anë të të Dërguarve të Tij.
Ky udhëzim është feja e shpallur prej Allahut me rregullat dhe ligjet e saj, e cila e bën njeriun të dallojë të mirën nga e keqja, e udhëheq atë në sukses, rehati, lumturi e shpëtim. Allahu thotë: “Ngjyrosje e Allahut, e kush ngjyros më mirë se Allahu. Ne vetëm atë e adhurojmë.” (Bekare: 138)