Vizita e te semureve

Profeti ﷺ i vizitonte shoket e semure. Profeti ka vizituar te semure te nje feje tjeter , si nje djalosh hebre, xhaxhane e tij idhujtar etj.
Gjate vizites ai i afrohej te semurit , i ulej prane kokes se tij dhe e pyeste rreth gjendjes se tij, duke I thene: “ Si je me shendet?” E pyeste te semurin rreth ushqimit qe deshironte . Nese I semuri deshironte dicka qe nuk I ben dem atij, Profeti ﷺ urdheronte qe t´ia sillnin atij. Ai e ferkonte te semurin me doren e djathte dhe thoshte : “ O Allah , Zot i njerezve, largoje fatkeqesine dhe dhuroji shendet, Ti je Ai i Cili sheron, nuk ka sherim, pervec sherimit Tend, I cili nuk le semundje!”.
Ai lutej per te semurin tre here sic ka vepruar per Sa´ din kur ishte semure: “ O Zot , sheroje Sa´din, o Zot, sheroje Sa´din, o Zot, sheroje Sa´din! “ Kur e vizitonte te semurin, ﷺ selam I thoshte atij: “ Mos u shqeteso! Kjo ne dashte Zoti, do te jete per ty pastrim (prej mekateve)!”
Nuk ka qene udhezimi i tij qe te caktonte nje dite te javes ose nje kohe te vecante, per te vizituar te semurin, por, ai ka urdheruar Umetin e tij qe te beje adhurim gjate gjithe kohes, naten dhe diten.
Profeti ﷺ e vizitonte te semurin me Ophthalmia (infeksion I syrit). Ndonjehere ai I vendoste te semurit doren ne balle dhe ia ferkonte gjoksin dhe barkun e tij duke thene: “ O Zoti im! Sheroje!”. Kur kuptonte gjendjen e te semurit ai thoshte: “ Te Allahut jemi dhe vetem tek Ai do te kthehemi!”