Si duhet të veprojmë pasi kemi kryer një gjynah (mëkat)?

Për gjynahun e bërë me dashje ose pa dashje, duhet bërë pendesë (tevbe). Për dëmet e bëra, qofshin materiale ose morale, duhet bërë dëmshpërblim dhe duhet kërkuar falje (hallall). Pendimi kërkon sinqeritet dhe vendosmëri. Ai që pendohet duhet të vendos me zemër që veprën e keqe nuk do ta bëj më kurrë, pastaj shpreh falët e pendimit:
“Estagfrull-llah, Estagfrull-llah, Estagfrull-llah ve etubu ilejh”. “O Zot i mëshirshëm, sinqerisht pendohem për gabimet që kam bërë dhe kërkoj faljen Tënde”. Pasi shprehen këto falë, lexohet Amentubilahi dhe Shehadeti. E njëjta gjë bëhet edhe në qoftë se njeriu mashtrohet dhe e përsërit gjynahun për të cilin është penduar më parë.

Pendimi dhe kërkimi i faljes prej Allahut, nuk ka ndonjë kohë të veçantë, ai mund të bëhet në çdo kohë dhe vazhdimisht. Por ka momente dhe ditë kur duatë dhe teubet janë më të pranueshme tek Allahu, si muaji i Ramazanit, një e
treta e natës, etj.