Mbështetja tek Allahu

Përkufizimi:
Fjala arabe teuekkul në shqip domethënë mbështetje.
Në terminologjinë fetare teuekkul quajmë mbështetjen e zemrës vetëm në Allahun e Lartësuar.

Mbështetja sheriatike:
Ky lloj i mbështetjes përfshin tri çështje:

  1. Mbështetja e sinqertë dhe e vërtetë në Allahun.
  2. Besimi i paluhatshëm në Allahun dhe bindja se çdo çështje është në dorë të Allahut.
  3. Marrja e shkaqeve të lejuara.

Llojet e mbështetjes:

  1. Mbështetje që është ibadet )

Kjo është mbështetja vetëm në Allahun, i Cili nuk ka ortak.

  1. Mbështetje që është shirk )

Këtu hyn mbështetja në dikë tjetër pos Allahut në ato gjëra që janë të veçanta për Allahun dhe po ashtu mbështetja e plotë ose e pjesshme në shkaqe.

  1. Mbështetje që është autorizim )

Kjo është kur e autorizon një person për ta bërë ndonjë punë në vend tëndin dhe ai ka mundësi ta bëjë atë. Kjo mbështetje është e lejuar.

Dallimi ndërmjet mbështetjes dhe autorizimit:
Mbështetja është punë e fshehtë e zemrës, kurse autorizimi është punë e dukshme.
Argumenti për mbështetjen është fjala e Allahut:[Kuran a=”5-El-Maide:23″]