Çështje të domosdoshme gjatë pendimit të sinqertë

Vëlla / moter i/e penduar, në qoftë se dëshiron që përfshihesh në mbrojtjen e Bujarit Mëshirues, kujto sa më poshtë:

1- Allahu xh.sh. di dhe sheh çdo gjë, madje edhe atë që fshihet në gjokset tona. Pavarësisht se nuk e shohim Atë, Ai na sheh ne. I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Adhuroje Allahun sikur je duke e parë Atë dhe jeto në këtë botë si një i huaj apo kalimtar”. Regjistruan Ahmedi (2/132), Ebu Nuajmi në librin “El-Hilja” nga trasmetimi i lbn Omerit.

2 – Shiko madhështinë e Atij që kundërshton dhe jo vogëlsinë e mosbindjes sate! Allahu xh.sh. ka thënë: “[Kuran a=”15-El-Hixhr:49″][Kuran a=”15-El-Hixhr:50″]

3 – Shihi gjynahet si të neveritshme, sepse ato janë:

a- Helm vdekjeprurës që ia shkatërron njeriut lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër.
b- Shkak për largimin nga Allahu xh.sh.
c- Perde ndarëse ndërmjet robit dhe Zotit të tij.

Kush e kontrollon veten, do ta gjejë atë të mbushur me këto mangësi dhe, nëse do të ketë mbështetje nga Zoti, do të lindë brenda tij frika nga shkatërrimi dhe vuajtjet e mundimet për shkak të ecjes jashtë rrugës së Allahut. Në qoftë se njeriu i provon këto vuajtje, atëherë do të nxitojë për ta mbrojtur veten nga përndjekja e gjynaheve të tij.

Sipas shkallës së neverisë ndaj gjynahut do të jenë pendimi dhe kërkimi i faljes. Neveria ndaj gjynaheve buron nga tre shkaqe: Kur i sheh ato si të mëdha, kur e madhëron Urdhëruesin Fuqiplotë dhe kur je i bindur se do të ndëshkohesh. Allahu xh.sh. ka thënë:[Kuran a=”22-El-Haxh:32”]Ibn Mesudi r.a. ka thënë: “Besimtari i shikon gjynahet e tij sikur është ulur sipër një mali dhe ka frikë se do të rrëzohet prej tij, ndërsa imorali i shikon gjynahet e tij sikur kalon parahundës së tij një mushkonjë”. Transmetuan Buhariu (ll/102) dhe Tirmidhiu (2497).

4 – Largimi nga vendet që i kanë krijuar mundësinë njeriut për të bërë gjynaheve dhe largimi nga shokët që e kanë ndihmuar për këtë punë, madje ndarja përfundimtare prej tyre, nëse ata vazhdojnë në atë rrugë.

Argument për këtë është transmetimi i tregimit për personin që vrau nëntëdhjetë e nëntë vetë.