Cila është veprimtaria ditore e një muslimani?

1. Posa të ngrihesh në mëngjes, me zemër të gëzuar kujtoje Allahun, merr abdest dhe fale sabahun! Mos e lër kurrë pa e bërë këtë!
2. Kujdesu për pastërtinë dhe rregullin! Shko i gëzuar në punë! Kryeje detyrën me kujdes e vetëdije!
3. Kur të takohesh me të tjerët, të jesh i sjellshëm, i mirë dhe i kujdesshëm! Ruaju nga falët e pakëndshme!
4. Kujtoje Allahun gjatë ditës, kujdesu për namazet dhe përpiqu, që të paktën, një namaz ta falësh në xhami!
5. Kurrë mos u ul në tryezë, pa i larë duart! Para se të fllosh të hash, thuaj Bismil-lah dhe pas ngrënies thuaj Elhamdullilah! Duart laji edhe pas buke! Ha pa e tepruar dhe kënaqu me atë që ke!
6. Mos fli pa e falur jacinë! Në shtrat lexo atë çfarë di përmendsh nga Kurani dhe mbështetu në mëshirën e Allahut! Mos fli shumë!
7. Ruaju nga mëkatet dhe shmangu nga shoqëria e keqe! Mos rri pa punë dhe ndihmoje në punë familjen dhe të afërmit!