Si do te kthehet islami… akide apo pushtet

Disa mendojnë se Islami do të kthehet nëpërmjet pushtetit, kurse të tjerët thonë se Islami do të kthehet duke pastruar akiden dhe duke e edukuar shoqërinë. Cila rrugë është e saktë?

Kësaj pyetje i është përgjigjur thirrësi i madh Muhamed Kutbi në një ligjëratë të tij në “Darul-hadith” në Meketul-Mukerreme.

Nuk mund të vijë pushteti në duar të kësaj feje nëse nuk pastrohet akidja, nëse nuk ka besim të sinqertë, nëse nuk sprovohen besimtarët në fenë e tyre dhe nëse ata nuk durojnë, nëse nuk luftojnë në Rrugë të Allahut derisa të vijë pushteti në duart e kësaj feje. Kjo është mjaft e qartë.

Pra, me doemos duhet të fillojmë të pastrojmë akiden, të edukojmë besimtarët me besim të sinqertë, me durim dhe këmbëngulje në përpjekjen e tyre në Rrugën e Allahut ashtu siç kanë bërë gjeneratat e para të muslimanëve.