1- Risitë në fe
I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Allahu xh.sh. ua mban të fshehur pendimin të gjithë atyre që sjellin risi në fe”.“
2 – Dhënia pas alkoolit
I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kush e pi alkoolin nuk i pranohet namazi për dyzet ditë e, në se pendohet, Allahu xh.sh. e fal. Po iu kthye sërish pirjes, nuk i pranohet namazi për dyzet ditë e, nëse pendohet, Allahu xh.sh. e fal. Po u kthye prapë pirjes nuk i pranohet namazi për dyzet ditë e, nëse
pendohet, Allahu xh.sh. e fal. Po u kthye për herë të katërt pirjes, nuk i pranohet namazi për dyzet ditë e, në qoftë se pendohet, nuk i pranohet pendimi dhe i jepet për të pirë nga lumi Habal.”