Disa sfera ku largimi nga rruga (mësimet) e Zotit haset më shumë

1. Pushteti dhe politika. Feja është mbajtur shumë larg tyre. Janë vënë në zbatim ligje të sajuara nga njerëzit,saqë natyrisht, njerëzimit i kanë hapur aq telashe e mjerime pa krye e pa fund, aq sa ato shpesh përplasen mes tyre duke krijuar paradokse sociale.

2. Ekonomia dhe financat. Njerëzimi është zhytur në kamatë dhe monopole ekonomike. Kjo ka krijuar shtresa shoqërore që jetojnë në majmëri e luks të pashembullt, ndërsa të tjetra kanë prekur ekstremin e varfërisë dhe skamjes. Për rrjedhojë, dominon padrejtësia, shtypja e skllavërimi dhe, nuk janë vetëm luftërat pasojat e vetme që ato kanë sjellë.

3. Morali dhe sjellja. Këtu mbizotëron e shëmtuara,gënjeshtra,paturpësia,lakuriqësia dhe imoraliteti. janë shkatërruar vlerat dhe janë nënvleftësuar shembujt e njerëzve të mirë, saqë zor se gjen një njeri të sinqertë e besnik, përveç atyre që ka mëshiruar Allahu, por dhe ata janë të pakët.

4. Në sferën shoqërore dhe familjare sot dëshmojmë sesi janë cenuar marrëdhëniet me të afërmit, janë shtuar ndarjet nëpër familje, janë përkeqësuar çështjet deri në atë pikë, saqë veprohet plotësishtnë kundërshtim me mësimet e Zotit. Sot, në emër të barazisë gjinore, përparësia në familje i ka kaluar femrës, ajo del nga shtëpia, ndërsa burri qëndron brenda, duke u marrë me edukimin e fëmijëve në vend të nënës. Gruaja punon në sektorë, e ndarë nga familja dhe burri i saj, përkundër natyrës së saj të brishtë. Krijesa e saj është tjetërsuar, ajo nuk është më zonjë shtëpie dhe as edukatore brezash. Kështu ajo humbi fenë e vet, humbi ndrojtjen dhe po kështu solli breza të padenjë, që zhyten dita ditës në çdo poshtërsi dhe merren me çdo shkelje.