Lutje për kërkimin e rrizkut

Rrizk nuk është vetëm paraja, por çdo gjë që njeriut i sjell dobi prej pasurisë, dijes, besimit, familjes, fëmijëve,madje dhe xheneti quhet rrizk.

Atë që e ka begatuar Allahu i madhëruar me pasuri, nuk duhet të ndalet nga të luturit për rrizk, sepse njeriu është i varfër përpara Allahut të madhëruar. Allahu është i pasur dhe ju jeni të varfër. O Zot, Sunduesi çdo gjëje, Ti ia jep pushtetin atij që do dhe Ti ia heq pushtetin atij që do. Ti ngre atë që do dhe e poshtëron atë që do. Në dorën Tënde është mirësia. Me të VërtetëTi je i Plotfuqishëm mbi çdo send. E ndërfut natën në ditë dhe e ndërfut ditën në natë dhe nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe nxjerr prej të vdekurittë gjallin dhe e furnizon këdo pa kufi.

Allahu imadhëruar e urdhëroi të dërguarin e Vet Muhamedin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me këtë lutje kur u premtoi për pasuritë e persëve dhe bizantëve. Hipokritët thanë se kjo gjë është e paarritshme dhe zbriti ajeti kuranor: “Thuaj O Zot, Sunduesi i çdo gjëje…” O Zot, për çdo mirësi që Ti më sjell unë jam nevojtar.

Musa (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e përkujtoi Allahun me këto fjalë kur iku nga Egjipti për në Medjen dhe nuk kishte asnjë lloj ushqimi veç disa perimesh dhe gjethe pemësh. Rrugës ai gjeti dy vajza të cilat ishin veçuar dhe prisnin që t’u jepnin bagëtive të tyre ujë, por nuk mundeshin se kishte shumë barinj të tjerë. “Kështu, Musai u dha ujë kafshëve të tyre e pastaj u kthye te një hije dhe tha: “Zoti im, çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar!” Musa nuk u lut drejtpërdrejt, por tregoi gjendjen e tij si të varfër dhe nevojtar dhe se cfarëdo lloj mirësie që t’i jepej e pranonte. Dhe mirësia e Zotit erdhi. Nuk kaloi shumë dhe erdhi njëra nga vajzat dhe i tha se babai i tyre deshi ta shpërblente për ndihmën qëu dha vajzave të tij. O Zot, më fal, më mëshiro, më jep shëndet dhe më furnizo. (Transmeton Muslimi nr.7026)
Një burrë e pyeti profetin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): çfarë lutje të them kur i kërkoj Zotit tim? Tha profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): thuaj: o Zot, më fal, më mëshire, më jep shëndet dhe më fumizo. Më pas i bashkoi gishtat tek gishti i parë dhe tha: Kjo lutje i përmbledh mirësitë e dunjasë dhe ahiretit si dhe të ruan prej të këqijave të tyre.

O Zot, unë të lus Ty dije dobiprurëse, furnizim të mirë dhe vepra të pranueshme. “(Transmeton Ibn Maxheh 978) Umu Selemeh transmeton se profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e tha këtë lutje pasi mbaroi namazin e sabahut. Pra, me këtë lutje profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e hapte “ ditën e tij, me kërkimin e dijes dobiprurëse, furnizim të mirë si dhe vepra të pranueshme.Kjo lutje tregon qartë qëllimet e njeriut në jetën e përditshme O Zot, më mbro mua nga varfëria, të pasurit pak, nga poshtërimi si dhe më ruaj që as mos të bëj padrejtësi, as mos të më bëhet padrejtësi. (Transmeton Ebu Daudi nr.1546)

Profeti Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kërkonte prej Allahut që ta ruante prej varfërisë e veçanërisht prej së keqes së varfërisë shpirtërore.Ai kërkonte që të kishte shumë bollëk në të gjitha dyert e mirësisë si dhe mos të ishte i poshtëruar në sytë e njerëzve. Poshtërimi përpara njerëzve vjen dhe prej kryerjes së gjynaheve.

O Allah, Zot i qiejve dhe i tokës, Zoti Arshit të Madh, Zoti ynë dhe i çdo sendi. Shpërthyes i farës dhe bërthamës, Zbritës i Teuratit, Inxhilit dhe Furkanit kërkoj strehimtek Ti nga sherri i çdo krijese që është në Dorën Tënde. O Allah, Ti je i Pari dhe para Teje nuk ka asgjë, Ti je i Fundit dhe pas Teje nuk ka asgjë,Ti je i Dukshmi dhe përmbi Ty nuk ka asgjë, Ti je i brendshmi pa Ty s’mund të ekzistojë asgjë, laje për ne borxhin dhe na shpëto nga varfëria. (Transmeton Muslimi nr.7064.)

Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e bëntë këtë lutje kur shkonte për t’u shtrirë në dyshekun e vet. Kjo lutje përmbledh ndërmjetësimin tek Allahu i madhëruar duke marrë për bazë njëshmërinë e Allahut në krijim në të qenit Zot i çdo gjëje si dhe ndërmjetësimin me disa prej emrave të Tij të Bukur të cilët vërtetojnë se Ai është i Ploti, i pa të meta. E më pas luste Allahun që t’i lante borxhet dhe ta ruante nga varfëria.