Kuptimi i tyre:
Fjala arabe el-isti’ane domethënë kërkim i ndihmës.
Fjala arabe el-istigathe domethënë kërkim i lehtësimit (largimit të një
vështirësie).
Fjala arabe el-isti’adhe domethënë kërkim i strehimit.
Argumentet që dëshmojnë se këto janë ibadete:
Argument për kërkimin e ndihmës kemi fjalën e Allahut:[Kuran a=”1-El-Fatiha:5″]
Argument për kërkimin e lehtësimit kemi fjalën e Allahut:[Kuran a=”8-El-Enfal:9″]
Argument për kërkimin e strehimit kemi fjalën e Allahut:[Kuran a=”114-En-Nas:1″]
Vendimi për kërkimin e ndihmës, të lehtësimit dhe të strehimit nga dikush tjetër pos Allahut:
Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit dhe i strehimit nga dikush tjetër pos Allahut është dy llojesh:
Lloji i parë: I lejuar:
Lejohet nëse plotësohen katër kushtet vijuese:
Dy kushtet e para kanë të bëjnë me atë që e kërkon:
- Të mos jetë prej veçorive të Allahut.
- Të ketë mundësi krijesa ta bëjë një gjë të tillë.
Kurse, dy kushtet tjera kanë të bëjnë me atë prej të cilit kërkohet ndihma, lehtësimi ose strehimi:
- Të jetë i gjallë.
- Të jetë i pranishëm.
Lloji i dytë: Shirk:
Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit ose i strehimit është shirk nëse nuk plotësohet ndonjëri nga kushtet e lartpërmendura.