Përderisa kujdestaria i përket burrit, Islami e ka ndaluar martesën e muslimanes me një jomusliman ( i krishterë ose cifut) , sepse muslimani nuk mund të marrë për kujdestar një jobesimtarë, kështu që , jobesimtari është jo i besueshëm sepse ai nuk i garanton asaj nderin dhe fenë. Ky rregull është nderim për femren muslimane pas martesës. Islami e ka lejuar që burri të martohet me një jomuslimane , sepse ai e ka të drejtën e autoritetit dhe kujdestarisë për të, dhe padyshim në këtë gjë nuk ka dëm. Dhe ajo që të bën të ndiesh keqardhje është se disa propagandues dhe mbështetes të femrës e përkrahin dhe e mbështesin idenë e martesës së një muslimaneje me një jomusliman. Në krye të tyre qëndron ish-shkrimtari Ihsan Abdulkudus , i cili e kundërshton dispozitën islame që e ndalon martesën e një muslimaneje me një të krishterë ose cifut. Ai thërret në domosdoshmërinë e rishkimit të kësaj ndalese, adje si në një nga tregimi e tij me titull “Mëndjemadhja kokëfortë” mori guximin dhe e lejoi martesën e muslimanes me nje cifut, dhe nxori justifikime të pabaza me qellim që të bindi muslimanen të martohet me cifutin. Këtë qëndrim të tij e gjejmë edhe në tregimin tjetër, ku ai i ka ftuar vajzat muslimane që të ndërrojnë fenë e tyre për hatër të martesës së tyre me të krishterët , dhe e ka bërë fenë fushë kumari. Në parathënien e tregimit të tij, ai thërret në rishikimin e ndalimit të martesës me një jomusliman. Gjithashtu, në këtë tregim ai thërret në unifikimin e feve sic thërrasin ndjekësit e sektit Bahai, me qëllimë muslimanët të kenë mundësi të martohen me jomuslimanët.