l – Pendimi i sinqertë i largon dhe i fshin gabimet e bëra para tij
Duhet ta dish, o rob i penduar, (Allahu të furnizoftë me shpirt të tillë!) se kush bën një pendim të sinqertë u bashkëngjitet atyre që nuk kanë kryer gabime, sepse rroba e larë është njëlloj si ajo që nukështë bërë pis. I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ai që është penduar për gabimin e bërë është si ai që nuk ka kryer gabime fare”? U pyet lbn el-Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!): “A të madhëroj Allahun apo t’i kërkoj falje?”. Ai tha: “Rroba e pistë ka më shumë nevojë për sapun sesa për avull.”.“’
2 – Pendimi i sinqertë i shndërron veprat e gabuara në të mira Allahu xh.sh. ka thënë:[Kuran a=”25-El-Furkan:70″]
3 – Pendimi i sinqertë është shkaku i suksesit dhe shpëtimit Allahu xh.sh. u është drejtuar besimtarëve dhe krijesave të Tij të zgjedhura që të kthehen tek Ai të penduar. Ai e ka lidhur suksesin me pendimin sipas lidhjes shkak – pasojë dhe ka thënë “ndoshta”ose “mbase” për të treguar se, në qoftë se pendoheni, jeni në rrugën e suksesit dhe se nuk mund ta shpresojë shpëtimin askush, përveç atyre që pendohen. (Allahu na bëftë prej tyre, 0, vëllezër në Islam!) Allahu xh.sh. ka thënë:[Kuran a=”28-El-Kasas:67″]Dhe:[Kuran a=”24-En-Nur:31″]
4- Pendimi i sinqertë është rruga jote për në xhenet dhe mburoja nga zjarri Allahu xh.sh. ka thënë:[Kuran a=”19-Merjem:60″] Dhe [Kuran a=”66-Et-Tahrim:8″] Dhe [Kuran a=”40-Gafir:7″]
5- Pendimi i sinqertë është pastrim për zemrën, fshirje e gjynaheve dhe kënaqësi për Zotin.
Allahu xh.sh. ka.thënë: [Kuran a=”66-Et-Tahrim:4″] I Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Kur besimtari bën një gjynah, i del një pikë e zezë në zemrën e tij. Në qoftë se pendohet dhe kërkon falje, pika i fshihet dhe pastrohet zemra. Por në qoftë se ai vazhdon me gjynahe, pikat shtohen, derisa t’ia mbulojnë zemrën. Kjo është ajo mbulesa të Cilën e ka përmendur dhe Allahu xh.sh. në librin e tij:[Kuran a=”83-El-Mutaffifin:14″]
6- Pendimi i sinqertë është shkak për një jetë të qetë, të sigurt dhe të këndshme në këtë botë Allahu xh.sh. ka thënë:[Kuran a=”11-Hud:3″]
7- Pendimi i sinqertë ta shton bereqetin nga qielli dhe toka Allahu xh.sh. ka thënë me gojën e Hudit a.s.: ” [Kuran a=”11-Hud:52″] Ka me gjuhën e Nuhut a.s.: [Kuran a=”71-Nuh:10″][Kuran a=”71-Nuh:11″][Kuran a=”71-Nuh:12″] Për këtë pendim përgatituni, o robërit e Allahut, për të qenë me besimtarët dhe të përfitoni nga kjo mirësi madhështore, furnizim që përmbledh gjithçka dhe pozita bujare, nisur nga fjala e Bujarit Mëshirues:[Kuran a=”4-En-Nisa:146″]