Fjala ”amanet” në Kuran gjendet në shumë ajete, si: [Kuran a=”33-El-Ahzab:72″]Amaneti në këtë ajet:
– Bindja ndaj Zotit.
– Obligimet fetare.
Disa komentues të Kuranit kanë thënë se “amaneti” i përmendur në ajetin e
mësipërm nënkupton fenë me të gjitha obligimet dhe ligjet e saj. Të tjerë kanë thënë se ajeti bën fjalë për namazin dhe agjërimin.
Këto interpretime nuk bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, madje përputhen. Ajo që i bashkon është se që të gjitha bëjnë pjesë tek obligimet që kemi ndaj Allahut të Madhërishëm.
Amaneti që mori përsipër njeriu është pranimi i urdhrave dhe i ndalesave hyjnore me kushtin që, nëse i zbaton ato – do të shpërblehet dhe, nëse nuk i zbaton – do të ndëshkohet. Këtë përgjegjësi njeriu e ka pranuar, ndonëse është i dobët, i paditur dhe i padrejtë.
Mësimet prej ajetit:
Krijesat janë të gjitha robër të Allahut të Madhërishëm, Krijuesit të qiejve dhe të Tokës. E tërë gjithësia e adhuron Allahun dhe i nënshtrohet Atij. Allahu tregon në Kuran se si u është drejtuar qiejve dhe Tokës:
Pastaj Ai iu kthye qiellit, që ishte në gjendje mjegullie e i tha atij dhe Tokës:[Kuran a=”41-Fussilet:11″]Por amaneti që mori përsipër njeriu është i madh. Prandaj, kur Allahu ia paraqiti atë krijesave të tjera, ndërkohë që ishin të lira të bënin zgjedhje, ato nuk e pranuan, sepse nuk dëshiron të mbanin përgjegjësi dhe t’i ekspozoheshin ndëshkimit të Allahut të Madhërishëm. Ndërsa njeriu, krijesa të cilës Allahu i ka dhënë aftësi, ia ka nënshtruar krijesat e tjera, dëshiroi ta mbajë përgjegjësinë e këtij amaneti, nga dëshira për t’u shpërblyer, por nuk arriti të perceptojë dobësitë e veta dhe kështu më vonë ra në gjynah.
Megjithatë, bashkë me amanetin vjen edhe mëshira e Allahut të Madhërishëm, me hapjen e derës së pendimit për gjynahqarin, në mënyrë që ai të kthehet te Krijuesi i tij e të hyjë në Xhenet.
Në një moment tjetër të ajeteve Allahu i Madhërishëm i përshkruan faltarët, ata që falen rregullisht, ata që i besojnë Botës Tjetër, ata që ruajnë premtimin e dhënë Allahut të Madhërishëm, se prej cilësive të tyre është përkujdesi ndaj amanetit dhe premtimit. Pastaj Allahu i Madhërishëm shton se ata do të jenë në xhenet të nderuar. Kjo është dhurata e madhe e Allahut për këtë moral madhështor. Nëse njeriu përkujdeset për premtimin dhe amanetin e tij, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit, i nderuar dhe trashëgues i Firdeusit.
Allahu i Madherishem thote: “Ne ua ofruam “Amanetin” (përgjegjësinë) qiejve, Tokes dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie).”(El-Ahzab: 72)
Këto krijesa gjigante dhe të pamata, në mesin e të cilave jeton njeriu e njohin Krijuesin e tyre pa u munduar. Ato janë udhëzuar drejt Tij me natyrshmërinë, formimin dhe sistemin që kanë. Ato i binden atij pa ndërmjetës dhe lëvizin sipas dëshirës së Tij në mënyrë të vazhdueshme. Ato kryejnë funksionet e tyre pa e ndierë dhe pa liri zgjedhjeje. Ato i janë nënshtruar vullnetit të Zotit pa mund, megjithatë u frikësuan nga pasojat e mbartjes së amanetit dhe përgjegjësisë së vullnetit të lirë dhe obligimeve. Ndërsa njeriut iu duk i paktë. Ai u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie). Ai, i cili e njeh Allahun me dëshirë dhe ndjenjë. Ai që udhëzohet në rrugën e Zotit duke medituar dhe Vështruar. Ai që punon me mundin dhe përpjekjen e tij. Ai që i bindet Allahut me vullnet dhe duke luftuar prirjet e pasionet e tij (negative).
[Kuran a=”4-En-Nisa:58″]Dijetarët kanë mendime të ndryshme se kujt i është drejtuar ky urdhër në ajet:
1- Kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve dhe udhëheqësve të tyre.
Aliu (radijallahu anhu) ka thënë: ”Udhëheqësi i myslimanëve ka për detyrë të gjykojë me atë që ka zbritur Allahu dhe të përmbushë amanetin. Nëse e bën këtë, atëherë njerëzit kanë për detyrë ta dëgjojnë, t’i binden dhe t’i përgjigjen atij kur ai t’i thërrasë ata.”
2- Profetit (a.s.).
Ky ajet ka zbritur për shkak të kujdestarit të Qabesë në kohën para-islame, Uthman bin Talhas, të cilit Profeti (alejhis selam) i mori çelësat e Qabesë dhe hyri brenda saj ditën e çlirimit të Mekës. Kur doli prej saj, Profeti (a.s.) lexoi këtë ajet, pastaj ftoi Uthmanin dhe i dha çelësin e Qabesë.
Pavarësisht kësaj, ajeti u drejtohet të gjithë atyre që kanë në dorë një amanet dhe këtu përfshihen edhe kujdestarët e çështjeve të muslimanëve. Prandaj mendimi më i saktë është se ajeti u drejtohet kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve për të qenë besnikë ndaj atyre që kanë nën përgjegjësi, duke u dhënë të drejtat që u takojnë.
Mësimet prej ajetit:
Feja e Allahu të Madhërishëm është sistem jetese. Ajo është feja e kujdestarit dhe e atyre që janë nën kujdestarinë e dikujt tjetër. Nga njëra anë, qytetarët janë të urdhëruar t’u binden autoriteteve të tyre, sepse Allahu i Madhërishëm thotë: ”O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja?” Nga ana tjetër, Allahu i ka urdhëruar ushtruesit e autoritetit, që t’i frikësohen Atij dhe të ruajnë me drejtësi amanetin që u është besuar, pasi drejtësia është themeli i pushtetit. Siguria e njerëzve dhe lumturia e tyre është nën kujdesin dhe përgjegjësinë e drejtuesve të tyre, ndërsa Allahu i Madhërishëm do të bëjë gjykimin mes njerëzve. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi dhe Njohësi i mirë i veprimeve të fshehta a të dukshme.
Në ajet, fjalia për ruajtjen e amanetit ka ardhur në formën urdhërore, çka nënkupton domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave të të tjerëve dhe të mbajmë drejtësi mes punonjësve, fëmijëve dhe mes të gjithë atyre që kemi nën drejtimin tonë. Në këtë mënyrë, askush nuk ndihet se i është bërë padrejtësi ulëta, siç janë: smira, pasojë dëshira nuk përhapen për hakmarrje, vese, pakënaqësia etj., të cilat janë shkak për tronditjen e sigurisë dhe cenimin e të tjerëve.
[Kuran a=”2-El-Bekare:283″] Domethënë merrni peng në vend të shkrimit të borxhit. Pra, nëse jeni në udhëtim dhe për momentin nuk gjeni shkrues për borxhin që jeni duke marrë, atëherë merrini diçka peng atij që i jepni borxhin, në mënyrëqë të shërbejë si garanci për pasurinë tuaj. Eshtë transmetuar në rrugë të saktë se Profeti (alejhi selam) ndërroi jetë dhe parzmorja e tij ishte peng tek një hebre për rreth 90 kg elb.
”Nëse njëri prej jush ka besim tek tjetri”: Domethënë nëse huamarrësi është besnik dhe huadhënësi nuk merr asgjë peng prej tij, për shkak se i beson atij, atëherë hua marrësi është nën besë dhe duhet ta përmbushë amanetin dhe t’i frikësohet Allahut të Madhërishëm për këtë gjë.
Mësimet prej ajetit:
– Ajeti na lë të kuptojmë se feja është e plotë. Ajo është një sistem jetese që kalon nga individi tek shoqëria. Fe, e cila përfshin si gjërat personale tek njeriu, ashtu dhe çështjet e tij të përgjithshme. Ajo edukon shpirtrat, i orienton drejt njerëzit, në shtëpi dhe në treg, në qëndrim dhe në udhëtim, në shitje dhe në blerje, në marrje në dorë apo në lënie peng.
Ajeti na tregon për madhështinë e ligjit të Allahut të Madhërishëm, i cili nuk i lë hapësirë Shejtanit të mbjellë përçarje në zemra dhe të prishë shpirtrat; pasuria është një nga nxitësit kryesorë të armiqësisë, për shkak të dëshirës së zjarrtë njerëzore për ta poseduar atë. Prandaj Allahu i Madhërishëm urdhëron që borxhi të dokumentohet me shkrim, ose me dëshmitarë, ose duke marrë peng diçka. I Plotëfuqishmi e di se disa nga ne kanë besim tek disa të tjerë dhe për këtë arsye ajeti cek të gjitha rrethanat e huadhënies, të rëndomtat dhe të rëndësishmet, duke rregulluar në këtë mënyrë jetën e njerëzve, me qëllim që të jenë të qetë dhe të bashkëveprojnë mes tyre me moral të lartë dhe me besnikëri.
Ajeti na mëson gjithashtu, se besnikëria garanton një jetë të lumtur mes mbarë njerëzimit.
[Kuran a=”8-El-Enfal:27″] Tradhëtia: Është pabesia dhe fshehja e diçkaje.
Amanetet:Veprat që Allahu ua ka lënë në dorë njerëzve t’i bëjnë. Janë quajtur ”amanete”, sepse i japin garanci atij që i mohohet një e drejtë. Në gjuhën arabe, fjala amanet rrjedh nga fjala emn që do të thotë: garanci,siguri.
Mësimet prej ajetit:
Allahu i Madhërishëm u drejtohet robëve të Tij besimtar, sepse vetëm ata përfitojnë nga ligjërata e Tij. Atyre do t’u ecin punët mirë nëse shmangin tradhtinë, e cila është pabesi dhe e shëmtuar, e nuk i shkon për shtat moralit të besimtarit. Të tradhtosh Allahun do të thotë të lësh fenë e Tij; tradhti ndaj Profetit është të braktisësh Rrugën e tij dhe tradhti e amanetit është të mos e përmbushësh atë.
Kur shikojmë se edhe shokët e Profetit (a.s.) kanë bërë gabime, janë penduar dhe janë përmirësuar, kjo na jep shtysë për t’u larguar nga gjërat e ndaluara dhe për të bërë vepra që e kënaqin Allahun; ky fakt na kujton, gjithashtu, se nëse bëjmë gabime njerëz jemi dhe gabojmë, por dera e pendimit është e hapur dhe shpresa për t’iu kthyer Allahut nuk ndalet.
Allahu i Madhërishëm ka kërkuar nga ne ta përmbushim amanetin në gjithçka dhe na ka ndaluar të bëjmë tradhti në gjithçka. Brendia e muslimanit është si anë e jashtme e tij. Ai nuk manipulon, nuk mashtron dhe nuk tradhton.
[Kuran a=”23-El-Muminun:8″][Kuran a=”70-El-Mearixh:32″] Ky ajet ka domethënjen që përkujdesen për premtimet e dhëna, që i ruajnë, që përpiqen t’i realizojnë dhe t’i përmbushin ato. Kjo përfshin të gjitha amanetet: amanetet që janë mes robit dhe Allahut,siç janë obligimet fetare përmbushjen e të cilave e sheh vetëm Allahu i Madhërishëm;amanetet që i kanë njerëzit mes tyre në pasuri dhe në sekrete. Edhe detyrimet përfshinë detyrimet e premtimet mes Allahut dhe robit të Tij, si dhe detyrimet e premtimet mes njerëzve të tjerë. Për detyrimet dhe premtimet robi do të mbajë përgjegjësi: a i ka përmbushur apo i ka tradhtuar dhe nuk i ka zbatuar?
Mësimet prej ajetit:
Allahu na ka krijuar për ta adhuruar Atë. Ai i ka përshkruar adhuruesit e Tij, përmbushësit e amanetit si besimtarë. Prej virtyteve më të rëndësishme të tyre është se ata e ruajnë amanetin dhe i përmbushin detyrimet që kanë. Pra, përmbushja e amanetit është cilësi e pandashme nga besimi. Allahu i Madhërishëm përmend shpërblimin e këtyre cilësive, se ata që i gëzojnë këto cilësi do të jenë trashëgues të Firdeusit, aty do të jenë përgjithmonë.
Vërejmë se ajetet e mësipërme tregojnë:
– Rëndësinë e madhe që ka amaneti;
– Detyrimin për të përmbushur amanetin;
– Qortimin për thyerjen e amanetit;
– Lavdërimin për ata që e përmbushin amanetin dhe konsiderimin e amanetit si cilësi të besimtarëve.