Mos u hidhëro, Zoti yt është Allahu (xh.sh), më Bujari dhe më Mëshiruesi!

Besimtarit nuk duhet të jetë i brengosur dhe i dëshpëruar për diçka që i përket kësaj bote, sepse Allahu (xh.sh) i ka caktuar me drejtësi gjërat, ka caktuar riskun dhe ia ka dërguar atë. Dëshpërimi nuk i sjell njeriut asnjë të mirë në këtë botë e atij nuk ka për t’i ardhur ajo që nuk i është caktuar. Duke vazhduar të jetë i dëshpëruar e i brengosur, tregon se sa pak ai është i kënaqur me caktimin e Allahut (xh.sh).

Omer bin Abdul Azizi, Allahu (xh.sh) e mëshiroftë, thoshte: “O Allah, më kënaq me caktimin dhe ma bëj të dashur atë, saqë të mos dëshiroj të më shpejtohet ajo që ke caktuar për më vonë dhe as vonimi i asaj që ke caktuar të shpejtohet.”

Kush beson në Zotin e vet me sinqeritet, nuk i takon të dëshpërohet për atë që nuke ka arritur nga gjërat e kësaj bote e të e mos akuzojë Zotin e tij, sepse atë që Ai ka caktuar për të është më e mirë, por njeriu duhet të interesohet për botën tjetër e të mendojë për atë botë dhe prezantimin para Allahut (xh.sh), si të shpëtojë nga llogaria para Tij. Për këtë ata duhet të brengosen.

Le të jetë motoja e të tërëve: Mos u hidhëro, Zoti yt është Allahu (xh.sh), më Bujari dhe më Mëshiruesi!
Lutja jonë e fundit është: “Falënderimi i përket Allahut (xh.sh), Zotit të botëve dhe bekimi i Tij qoftë mbi profetin e fundit !”