Përmendja e mirësive të Zotit

Ky është mjekimi më enkas për zemrën e të dëshpëruarit, i cili, nëse bën krahasimin mes mirësive të Allahut (xh.sh) që ka përjetuar, të dukshme dhe të padukshme dhe mes të keqes që i ka rënë, do të gjejë një ndryshim të madh, madje as nuk mund të krahasohen. Dhembja e tij do të shtrydhet, do t’i vijë turp nga Zoti i tij mirëbërës, i cili ka dhënë dhe jep shumë, por edhe merr e sprovon shumë pak, edhe pse në vetë fatkeqësinë ka mirësi, e afërt apo e largët qoftë. Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”2-El-Bekare:216″]