Prej edukatës së konsultimit, kur ai që i, kërkon këshillë ka bërë ç’të mundte për të përzgjedhur për konsultë personin e përshtatshëm është që në këtë rast ai ta pranoi këshillën e tij. Sepse dobia e konsultimit është pranimi i asaj që thotë personi të cilin kemi zgjedhur për t’u konsultuar me të, nëse ai i përmbush cilësitë e përmendura “ dhe dëmi që mund të na vijë nga këshilla e tij nuk është e dukshme. Po ashtu personi i kontaktuar për konsultë duhet të përpiqet me të gjitha mundësitë e tij, duke përdorur mendjen, të japë këshillën e duhur.
Nëse personi i tillë nuk e përmbush amanetin që i kanë lënë mbi supe dhe nuk përdor mendjen e tij për t’i dhënë këshillën e duhur personit që ia ka kërkuar këtë, atëherë ai e ka tradhtuar atë dhe ka bërë gjynah. Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Kush thotë se kam thënë atë që nuk e kamë thënë, le të përgatisë vendin e tij në Zjarr. Dhe kur kërkon këshillën e vëllait të tij mysliman dhe ai e këshillon jo drejtë e ka tradhtuar atë. Kush jep gjykim që nuk qëndron gjynahu bie mbi atë që jep gjykim.”