Besimi tek i cili ne ftojmë, është ai besim që përfshin të gjithë jetën e individit edhe të mbarë shoqërisë muslimane. është ai besim që mbërrin në thellësitë e shpirtit, deporton në brendësi të zemrës, mbush flatrat e kraharorit e pastaj shpërthen përmes gjuhës , duke e shprehur atë me fjalë dhe me veprime.
Këtij besimi i binden të gjithë organet e trupit , derisa vishen prej tij , mbartin rrobën e tij dhe zbukurohen me thesaret e tij. Ateherë ky trup na shfaqet si një besim i pastër që ecën mbi tokë. Lënda e tij buron nga Kurani dhe Suneti profetik, frymëzohet nga jeta e të Dërguarit alejhi selam dhe e sahabëve (shokëve) të tij, kështu që muslimani bëhet një shembull i gjallë i atij besimi , në të cilin na ka ftuar Zoti ynë i Lartëmadhëruar. Vetëm kështu jeta njerëzore ë tërësinë e saj do të merrte ngjyrën që kishte në epokën e Profetit dhe të kalifeve të drejtë që erdhen pas tij. E kjo për Allahun nuk është aspak e pamundur. I Dërguari i Allahut alejhi selam, na ka treguar se ” Një grup nga Umeti im, vazhdimisht do të jetë triumfues me të vërteten dhe askush që i lë në baltë ata nuk ka për ti dëmtuar, e ata të tillë do të mbeten derisa të vijë urdhri i Allahut”. (Buhariu 7311, Muslimi 1920)
Në këtë hadith Profeti na tregon për ekzistencën e një grupi që do të mbahet fort në fenë e vërtetë Karakteristikë e këtyre njerëzve është se ata i ngjasojnë brezit më të mirë , atij të shokëve të Profetit alejhi selam , cilësitë e të cilëve ne i njohim mirë, nëpërmjet historisë së tyre që ka mbërritur deri tek ne.
Besimi në të cilin thërrasim sot, është Islami në tërësi, ashtu si zbatohej në brezin e parë. Njerëzit në atë kohë e mësonin besimin nga kurani, pjesë-pjesë, sikurse thotë për këtë Ibn Mesudi: ” Kur ndonjëri prej nesh mësonte dhjetë ajete, nuk i kalonte ato, derisa të përvetësonte kuptimet e tyre dhr ti zbatonte ato në praktikë” (Et – Tabari, 1/35).
Ky është besimi në të cilin duhet të thërrasim njerëzimin sot. AI është besimi që buron nga Kurani, i konkretizuar me vepra dhe jo vetëm mbushje e memories me të dhëna teorike pa e shoqëruar atë me vepra dhe praktikë.
Për këtë arsye dhe suret e Kuranit, të cilat thërrasin në besim, e paraqesin në këtë formë besimin dhe nga ky këndvështrim. Në funksion të kësaj vjen fjala e Allahut të Lartmadhëruar: [Kuran a=”8-El-Enfal:2″][Kuran a=”8-El-Enfal:3″][Kuran a=”8-El-Enfal:4″], si dhe shumë ajete si këto.
Shiko se si këto ngulisin besimin fort në zemër dhe ajo ateherë drithërhet nga përmendja e Allahut, sepse ajo ëshë e mbushur me respekt dhe madhëri për Të. Pastaj, kjo frikë dhe ky respekt transformohet në mbështetje të plotë te Allahu i Lartmadhëruar, në faljen e namazit, dhënien e zekatit dhe sadakasë.
Ky është besimi , që duhet të mbushë jetën e përditshme të cdo muslimani dhe edhe të bashkësisë Islame.