Si realizohet lidhja martesore?

Myslimani që është i aftë për martesë, duhet të martohet dhe të lidhë kurorë. Kontrata mbi jetesën e përbashkët të burrit dhe të gruas, quhet kurorë ose nikah. Për të qenë i vlefshëm, kurorëzimi duhet të plotësojë këto kushte:

1. Të dy palët duhet të jenë të rritur, të gëzojnë shëndet mendor dhe të pranojnë me vullnet të lirë lidhjen e kurorës.

2. Të mos ketë pengesa fetare për kurorëzim.

3. Kurora të lidhet në praninë e dëshmitarëve.

Me lidhjen e kurorës, themelohet familja dhe merren përsipër obligimet e kurorës.
Burri është i detyruar të sillet mirë ndaj gruas dhe ta furnizojë me çdo gjë që duhet. Gruaja është e detyruar t’i bindet burrit të saj në gjithçka që s’është gabim dhe të ruajë nderin e pasurinë e burrit.
Megjithëse jo i pëlqyeshëm, shkurorëzimi është një akt i lejuar në islam. Por në të njëjtën kohë duhet të plotësojë edhe shkaqet dhe kushtet e nevojshme.