Përkufizimi:
Gjuhësisht, fjala arabe shefa’a e cila në shqip do të thotë ndërmjetësim rrjedh nga folja shefe’a / jeshfe’u që ka kuptimin ta bësh një gjë çift, kurse çifti është e kundërta e tekut.
Ndërsa, në terminologjinë fetare fjala shefa’a domethënë ndërmjetësim për të mirën e një tjetri a për ta larguar një të keqe nga ai.
Llojet e ndërmjetësimit:
- Ndërmjetësim i mohuar
- Ndërmjetësim i vërtetuar
Ndërmjetësimi i mohuar:
Ky është ndërmjetësimi që kërkohet nga dikush tjetër pos Allahut për ato gjëra që mund t’i bëjë vetëm Allahu i Madhëruar. Argument për këtë e kemi fjalën e Allahut:[Kuran a=”2-El-Bekare:254″]
Ndërmjetësimi i vërtetuar:
Ky është ndërmjetësimi që kërkohet nga Allahu.
Kushtet e këtij ndërmjetësimi:
- Që ta ketë lejen nga Allahu për të ndërmjetësuar.
- Që të jetë i kënaqur Allahu me ndërmjetësuesin dhe me atë për të cilin bëhet ndërmjetësimi.
Argument për këtë e kemi fjalën e Allahut:[Kuran a=”2-El-Bekare:255″] Po ashtu, edhe fjalën:[Kuran a=”53-En-Nexhm:26″]
Vendimi për ndërmjetësimin që kërkohet nga i gjalli për diçka që ka mundësi ta bëjë:
- Në qoftë se kërkon ndërmjetësim nga një njeri i gjallë për diçka të lejuar dhe që ka mundësi ta bëjë, atëherë ky ndërmjetësim është i lejuar, madje është prej ndihmës së ndërsjellë të besimtarëve në punë të mira.
- Mirëpo, në qoftë se kërkon ndërmjetësim nga ai për diçka që mund ta bëjë vetëm Allahu, atëherë ky ndërmjetësim është shirk.