Qëndrimi në xhami pas namazit të sabahut dhe falja dy rekatë pas lindjes së diellit

Nga Enes bin Maliku – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kush e fal sabahun në xhemat (në xhami), pastaj ulet të përmend Allahun derisa të lindë dielli, pastaj falet dy rekatë, për të është si shpërblimi i haxhit dhe umras, – tha: – Tha i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: Plotësisht, plotësisht, plotësisht”. (Transmetuar nga Termidhi në “Es Salatu” (586), Albaniu e ka konfirmuar si hasen (i mirë).