Mëshira dhe mirësjellja me prindërit

Mëshira kërkohet me të gjithë madje edhe me kafshët, nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Një grua hyri në Zjarr për një mace që e izoloi, as e ushqeu dhe as e la të hante nga kandrat dhe zvarranikët e tokës”, Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “Bedul Khalk” (3318) dhe Muslimi në “Es Selam” (2242),   pra ky është shpërblimi për atë që nuk posedon në zemrën e tij mëshirë, Allahu na ruajt!!!

I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Allahu mëshiron prej robërve të Tij mëshiruesit”. Allahu besimtarët i përshkruan se ata janë mëshirues midis tyre në fjalën e Tij: [Kuran a=”48-El-Fet’h:29″] dhe nga Abdullah ibnul Amër ibnul Asi – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – në përshkrimin që i bën shoqërisë muslimane: “Nuk është prej nesh kush nuk mëshiron të voglin prej nesh dhe njeh nderimin e të madhit prej nesh”.Transmetim i saktë, transmetuar nga Termidhi në “El Biru” (1920)

Shpërblimi i butësisë është madhështor nisur nga thënia e të Dërguarit të Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Allahu për butësinë jep ç’ka nuk jep për dhunën dhe ç’ka nuk jep për diç tjetër”.Transmetuar nga Muslimi në “El Biru ues Silatu” (2593)

I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka qenë zemërmëshirshëm dhe i ndjeshëm karshi të vobektëve, të vejave dhe jetimëve, nuk e kthente mbrapsht atë që i kërkonte dhe nevojtarin.

Nga Ebu Hurejra vjen se Ekrea ibn Habisi e pa Profetin – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – duke puthur Hasanin, e tha unë kam dhjetë fëmijë e s’kam puthur asnjë prej tyre. I Dërguari i Allahut i tha: “Kush nuk mëshiron nuk mëshirohet”. Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “El Edeb” (5997) dhe Muslimi në “El Fadail” (2318)

Nga Aishja vjen se ka thënë se ca njerëz nga bedeuinët erdhën tek i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – e i thanë se a i puthni ju fëmijët tuaj? Ai tha: “Po.” Thanë: Ndërsa ne për Allahun që nuk i puthim. I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Unë nuk e kam në dorë që Allahu ka nxjerrë nga zemrat tuaja mëshirën” Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “El Edeb” (5998) dhe Muslimi në “El Fadail” (2317),   dhe thënia e tij – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Atë që nuk i mëshiron njerëzit nuk e mëshiron Allahu i Lartëmadhëruar”.Transmetuar nga Muslimi në “El Fadail” (2319)