Në pajtim me aftësitë dhe autoritetin e burrit, atij i është dhënë e drejta e psuhstetit, e komadnsimit të ushtrisë dhe drejtimit të gjykatës. Kështu që femra me natyrën e saj emocionale dhe e domosdoshme për funksionet e saj , nuk është e përshtatshme që ti kryej këto përgjegjësi të cilat kërkojnë përdorimin e trurit, përkushtim të plotë dhe përzierje me burra. Gjithashtu, këto profesione nuk përshtaten me natyrshmërinë e formimit të saj, sepse përgjegjësitë e saj kufizohen në edukimin dhe përgatitjen e burrrit për të udhehequr, komanduar dhe drejtuar gjykatën, dhe të gjitha postet drejtuese, pa të cilat nuk mund të rregullohet gjendja e shoqërisë. Por , ushtrimi i këtyre punëve nuk është e drejtë e saj. Edhe pse disa vende islame , drejtimin e kryeministrisë ia kanë besuar femrës, e cila emëron në postet ministrore femra, këtë gjë Islami nuk e lejon.
Allahu, të Cilit i përket Përsosmëria dhe Madhështia , i ka dalluar burrat me profecinë , e cila kërkon aftësi të cilat nuk i ofrohen femrës, kështu që Ai nuk ka zgjedhur nga mesi i grave profetë. Allahu thotë: [Kuran a=”6-El-Enam:124″] gjithashtu, Ai thotë : [Kuran a=”21-El-Enbija:7″]
Allahu e ka nderuar femrën, dhe rrjedhimisht e ka bërë atë nënë të profetëve të Tij, madje njëri prej profetëve të tij është i lindur prej nënës , dhe pa baba, e ai është Isai i biri i Merjemes.