Rregullat e thirrjes në gosti

1. Muslimani duhet të thërrasë në musafirllëk të devotshmit e jo të prishurit e të pandershmit, sipas hadithit: “Mos shoqëro askë përveç besimtarit dhe të mos e hajë ushqimin tënd askush përveç të devotshmit.” (Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi, Ibni Habani dhe Hakimi, hadithi është sahih)

2. Të mos i veçojë në musafirllëkun e tij të pasurit, duke mos i ftuar të varfrit, sipas hadithit: “Ushqimi më i dëmshëm është ushqimi i një ziafeti në të cilin thirren të pasurit e lihen të varfrit.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

3. Të mos ketë për qëllim që të lavdërohet e të krenohet me gostinë e tij, por ta zbatojë Sunetin e Pejgamberit alejhi selam dhe të Pejgamberëve të tjerë, si të Ibrahimit alejhi selam, i cili kishte pseudonimin “babai i mikpritjes”. Gjithashtu, të ketë për qëllim që me anë të mikpritjes së tij t’i gëzojë besimtarët, po ashtu të përhapë kënaqësinë dhe harenë në zemrat e vëllezërve të tij besimtarë.

4. Të mos e thërrasë atë për të cilin e di se, nëse do të vinte, do të ngushtohej nga të pranishmit ose do të ofendohej nga disa prej tyre. Këtë e bën si përkujdesje për t’iu larguar ofendimit të besimtarit, e cila gjë është e ndaluar.