Nga Ibn Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Vërtet që sinqeriteti udhëzon në mirësi dhe mirësia udhëzon për në Xhenet, dhe vezhdon personi të tregoj sinqeritet dhe pasoi sinqeritetin derisa të shkruhet tek Allahu i çiltër”. Transmetuar nga Muslimi në “El Biru ues Silatu uel Edebu” (6582), Termidhi po në të (1971) dhe Ebu Daudi në “El Edeb” (4989)
Prej dobive të sinqeritetit është se ai është shpëtues për personin në dynja dhe Amshim, në dynja sikurse në ngjarjen e treshes që mbetën prapa në luftën e Tabukut, ndërsa në Amshim sikurse transmeton Allahu i Lartëmadhëruar lidhur me pozicionimin e të nderuarit tonë Isait – lavdërimi dhe mëshira më e mirë qofshin mbi Profetin tonë dhe mbi të – në Ditën e Gjykimit në fjalën e Tij: “Allahu tha: [Kuran a=”5-El-Maide:119″]
Ai gjithashtu është prehje për shpirtin, në hadithin e Hasan ibn Aliut – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – vjen se ka thënë se: Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Sinqeriteti është prehje dhe gënjeshtra është destabilitet”. Transmetim i saktë, transmetuar nga Termidhi në “Ez Zuhd” (2518), Nesaiu në “El Eshribe” (5711) dhe Ahmedi (1723)