Lidhja e gjakut shkak për shtimin e furnizimit e jetëgjatësisë

I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Allahu i krijoi krijesat e kur mbaroi krijimin e tyre mitra tha: Këtu (tek unë) është vendi i atij që ka mbrojtjen Tënde nga ndarja (me të afërmit). I tha: ‘Po. A nuk do qe e kënaqur që t’a mbaj në lidhje atë që i mban lidhjet me ty dhe t’a ndaj nga Unë atë që ndahet me ty.’ I tha: Si jo o Zot! Tha: ‘Kjo është për ty” (Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “El Edeb” (5987) dhe Muslimi në “El Biru ues Siletu uel Edeb” (2554)

Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se një person tha: O i Dërguar i Allahut, kam ca të afërm që u shkojë dhe nuk më vijnë, sillem mirë me to dhe sillen keq me mua, përpiqem për ta dhe më kanë lënë në harresë. Tha: “Nëse je sikurse thua është si t’i ushqesh me rërë të nxehtë dhe ty Allahu në vazhdimësi do të të jap triumf mbi ta përderisa do jesh i këtillë”.

Lidhja e gjakut është shkak për shtimin e furnizimit dhe për jetëgjatësi, nga Enesi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Kush don t’i shtohet furnizmi (rizku) dhe t’i shtyhet mosha (të jetojë gjatë) le të lidhet me gjakun e tij”. (Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “El Edeb” (5986) dhe Muslimi në “El Biru ues Siletu uel Edeb” (2557)