Është e domosdoshme që martesa të bëhet me pëlqimin e të dy bashkëshortëve.
Përveç vajzën, kur është e vogël, të cilën e detyron babai i saj apo dhe robëreshën kur e detyron pronari i saj. Po kështu është e domosdoshme që femra të ketë përgjegjës në martesë. Profeti (alejhis salatu ue selam) ka thënë: “Nuk ka martesë pa përgjegjës (kujdestar)”. (Ahmedi, etj, hadith i saktë)
Personit të parë që i takon për të martuar një vajzë të lirë, është babai i saj dhe paraardhësit e tij, pastaj djali i tij dhe pasardhësit e tij, pastaj njerëzit më të afërt të saj.
Në hadithin që e transmeton Buhariu dhe Muslimi thuhet: “Nuk martohet vejusha derisa të konsultohet dhe të pohojë dëshirën e saj qartazi dhe nuk martohet virgjëresha, derisa t’i kërkohet leje. I thanë: o i Dërguari i Allahut si është leja e saj? A i u përgjigj: “Kur ajo hesht”. Profeti (alejhis salatu ue selam) ka thënë: “Përhapeni lajmin e martesës “. (Ahmedi)
Nga kjo përhapje e lajmit, është dhe dëshmia e dy personave të drejtë, lajmërimi dhe rënia e defit (daires) etj. Nuk i lejohet përgjegjësit të femrës që ta martojë me një person që nuk është i përshtatshëm për të; i ç‟thururi nuk është i denjë për atë që është e përmbajtur.
Nëse femra nuk ka përgjegjës apo mungon për një kohë të gjatë apo nuk pranon që ta martojë me një njeri të denjë, e marton prijësi siç ka ardhë në hadith: “Prijësi është përgjegjës për atë që nuk ka përgjegjës”. (Ahmedi, Ebu Daudi etj) Duhet patjetër që të caktohet femra me të cilën bëhet akti i martesës dhe nuk lejohet që të thotë: të dhashë vajzën time, kur ka edhe vajza të tjera, derisa ta dallojë atë me emrin apo me cilësitë e saj.
Po kështu, duhet që të mos ketë pengesa për martesë, siç janë përmendur tek tema e femrave që nuk lejohet të martohesh me to.