1. Muslimani duhet të bëjë dua dhe të kërkojë falje tek Allahu i Lartësuar sa më tepër, pasi në ditën e xhuma është një moment kur Allahu i pranon lutjet dhe pendimet.
2. Të dërgojë selam dhe salavate për Pejgamberin alejhi selam sa më tepër.
3. Të pastrohet, të parfumoset dhe të veshë rrobat më të mira.
4. Të lexojë suren El-Kehf, sipas hadithit: “Atij që lexon suren El-Kehf në ditën e xhuma, do t’i ndriçohet me nur (dritë) çdo vepër që ka bërë mes dy xhumave.” (Transmetojnë Nesaiu dhe Hakimi)
5. Të shkojë sa më herët në xhami për të qenë i pranishëm në faljen e xhumasë.
6. Pasi ta falë farzin e xhumasë, le t’i falë katër rekate sunet të xhumasë. Sipas hadithit “Kur të falni (farzin) pas xhumasë, falni katër rekate (sunet të xhumasë).” (Transmeton Muslimi)