Kjo botë pa prindërit e mi më duket e zymtë, e errët, e pa shije, ndiej një mall të madh dhe do të dëshiroja t’i shikoja ata të dy. Si t’i mbaj lidhjet me ta?

Papritur, njeriu që u bë shkak që ti erdhe në jetë, ikën, fshihet nga jeta jote, lë pas shumë kujtime në mendjen dhe zemrën tënde dhe largohet papritur pa të paralajmëruar më parë. Problemi është se njeriu nuk ia di vlerën asaj që ka, përveçse kur e humb atë, dhe ne nuk kemi për ta kuptuar vlerën e prindërve tanë, vetëm kur t’i humbasim ata.

Në këtë kohë, në mendjen tonë tingëllon një pyetje: Përpara se të vdisnin, a ishin të kënaqur me ne? Si t’i mbaj lidhjet me ta, dhe si të vazhdoj t’i respektoj ata? Kjo gjë ka ndodhur me njërin prej shokëve të Profetit (a.s.), i cili e pyeti atë:“ O i Dërguar i Allahut, a me ka mbetur ndonjë gjë pa e kryer nga respektimi i prindërve pas vdekjes së tyre?” Profeti (a.s.) tha: ”Po, namazi për ta (lutja), kërkimi ifaljes për ta, përmbushja e premtimeve të tyre, mbajtja e lidhjeve farefisnore, të cilat nuk mbahen vetëm se nëpërmjet tyre dhe respektimi i shokëve të tyre. ”

Fjala ”namazi për ta” do të thotë: lutje për prindërit. Këtu përfshihet namazi i xhenazes dhe kërkimi i mëshirës për ta. Profeti (a.s.) thotë: ”Kur njeriu vdes, i nderpritet puna, pervec tre gjerave: lemoshes se rrjedhshme, diturise prej se ciles njerezit kane dobi dhe pasardhesi i mire, i cili lutet per te”. Ne lidhje me kete, Allahu thote: [Kuran a=”17-El-Isra:24″] Të kërkosh falje për prindërit është një detyrim për fëmijët e tyre, sepse ata nuk kanë qenë të pagabueshëm. Nëse prindërit shkëputen nga jeta e kësaj bote pa i kërkuar Allahut falje, atëherë, i del për detyrë fëmijës që të lutet dhe të kërkojë falje për ta.

Kështu që, me këtë veprim, prindërit arrijnë një pozitë të lartë tek Allahu, i Cili ua fshin gjynahet atyre. Përmbushja e premtimit të tyre. Amanetin që lënë prindërit duhet patjetër që ta çojmë në vend. Nëse prindërit i kanë premtuar dikujt diçka, fëmija duhet ta përmbushë premtimin e tyre. Kjo është një shtysë që njerëzit t’i përmendin për mirë dhe të luten për ta.

Të respektosh shokët e prindërve do të thotë që t’i respektosh ata, të tregohesh bamirës ndaj tyre dhe të kryesh nevojat e tyre.

Lidhjet farefisnore vazhdojnë edhe pas vdekjes së prindërve, të cilët janë urë lidhëse midis nesh dhe të afërmve të tyre. Kështu që, mirësjellja ndaj të afërmve si nga ana e nënës po ashtu dhe e babait, është shkak që prindërit të jenë të kënaqur. Mirësjellja ndaj të afërmve mund të realizohet në forma të ndryshme si: të komunikosh me ta, t’i vizitosh, të përmbushësh nevojat dhe kërkesat e tyre, t’u zgjidhësh brengat dhe hallet, t’i mirëpresësh, t’i ftosh në gëzime dhe hidhërime dhe të tregosh përkujdesje në çdo kohë.

Shenjë mirësjellje dhe respektimi të prindërve është vizita e varrit të tyre, lutja për ta, lëmosha rrjedhëse duke shpresuar se ata do të shpërblehen, shlyerja e borxheve, agjërimi nëse e kanë lënë pa kryer, sepse borxhi ndaj Allahut ka më shumë prioritet që të kryet. Nuk duhet të harrojmë se të dy prindërit janë dy prej dyerve të Xhenetit. Ejas bin Muavijes, kur i vdiq nëna qau. I thanë: “ Çfarë të bëri të qash?” Ai tha: ” Unë kam pas dy dyer të hapura të Xhenetit, kurse tani njëra u mbyll. Shpresoj që te mos mbyllet dera tjetër, derisa të futemi njëkohësisht unë dhe babai në Xhenet.”

Prandaj, kush i ka prindërit gjallë, le të përkujdeset për ta përpara se të shkëputen nga jeta e kësaj bote.
kryerja e haxhit dhe umres në emër të tyre,