Bindshmëria ndaj të Dërguarit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të

I Dërguari Allahut është shembulli ynë, i Dërguari i Allahut është modeli ynë, në bindshmërinë ndaj tij është mirësia dhe shpëtimi, ndërsa në kundërvënien ndaj urdhërave tij qëndron e keqja dhe dështimi në këtë botë dhe në Amshim.

Ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”33-El-Ahzab:21″] Gjithashtu bindshmëria ndaj të Dërguarit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – është bindshmëri ndaj Allahut, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”4-En-Nisa:80″] Ndërkaq bindshmëria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – janë shkak për fitimin e gradëve më të larta në Xhenet, ka thënë i Lartësuari: [Kuran a=”4-En-Nisa:69″] Bindshmëria ndaj tij është shkak i dashurisë së Allahut të Lartëmadhëruar dhe të Lavdishëm për robët e Tij dhe për faljen e mëkateve dhe gabimeve, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”3-Ali-Imran:31″] Ne jemi urdhëruar t’i bindemi atij – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – dhe shmangemi ndalesës që ndalon në gjithë sa ai vjen me të prej fjalëve, veprimeve, aprovimeve apo traditave, kjo nisur nga fjala e të Lartësuarit[Kuran a=”59-El-Hashr:7″] E pse jo duke qenë se ai është mëshira e dhuruar që erdhi për shpëtimin e njerëzisë dhe udhëzimin e saj tek e vërteta, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”9-Et-Teube:128″] dhe i Lartësuari ka thënë: [Kuran a=”21-El-Enbija:7″] dhe gjithashtu i Lartësuari ka thënë:[Kuran a=”25-El-Furkan:56″]