Kush meriton më shumë përkujdesjen dhe respektin, nëna apo babai?

Nuk ka në botë ngrohtësi më të mirë sesa ngrohtësia e nënës. Ndaj nënës ke detyrim të madh, nëse e ke kuptuar. O ti, që gjërat e mëdha i merr me lehtësi. Sa netë pa gjumë ka kaluar për shkak të barrës tënde? Ti ankohesh për mungesën e ngrohtësisë dhe dashurisë së saj. Sikur të ishe në vendin e saj, do ta kuptoje sesa e vështirë është. Sa herë zemra e saj ka fluturuar nga gëzimi për ty?

Sa herë të ka larë me duart e saj? Prej gjirit të saj qumësht të shëndetshëm ke pirë. Allahu i Lartësuar flet për Isain (a.s.) në këtë varg:[Kuran a=”19-Merjem:32″]

Mendo njëherë kur ishe i vogël, dhe i dobët. Kujto vuajtjet dhe mundimet e nënës në kohën kur barku i saj ishte vendstrehim për ty, kur gjaku i saj ishte ushqim për ty!

Allahu thotë: [Kuran a=”46-El-Ahkaf:15″]Gjithashtu, Ai thotë:[Kuran a=”31-Lukman:14″]

Pavarësisht nga kjo, kujto çastet e gëzimit të saj kur të lindi ty. Kështu që, bindja ndaj prindërve është detyrë dhe të sillesh mirë ndaj tyre është domosdoshmëri. Por, nëna është e para që meriton ngrohtësinë, kujdesin dhe respektin. Në lidhje me këtë, një burrë shkoi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: ” O

i Dërguar i Allahut, kush e meriton më shumë përkujdesjen time?” Ai i tha: ”Nëna jote”. Burri tha: “Pastaj kush?” Ai tha: ”Nëna jote”. Burri tha: ”Pastaj kush?” Ai tha: “Nëna jote” Burri tha: “Pastaj kush?” Atëherë Profeti (a.s.) tha: ”Babai yt. ”(Transmeton Buhariu dhe Muslimi.)

Në një hadiththuhetse një burrë i kërkoi leje Profetit (a.s.) të merrte pjesë në luftë bashkë me të, por ai (a.s.) e urdhëroi të kthehej dhe t’i shërbente nënës: ”I mjeri ti! Kujdesu për nënën (qëndroi pranë), sepse Xheneti është nën këmbët e saj.” ky Kur Ebu Hurejra (r.a.) dëshironte të dilte nga“ shtëpia, ai qëndronte para derës së dhomës së nënës dhe i thoshte: ”Paqja, mëshira dhe mirësia e Allahut qoftë me ty, oj nëna ime”, kurse ajo ia kthente: ”Paqja, mëshira dhe mirësia e Allahut qoftë edhe mbi ty, o biri im”.

Pastaj ai i thoshte: ”Të mëshiroftë Allahu, oj  nëna ime, ashtu siç më rrite kur unë isha i vogël! E ajo ia kthente: ”Të mëshiroftë Allahu, o biri  im, ashtu siç më respekton mua në moshë të thyer!”

Një natë prej netësh, nëna e Abdullah bin Mes’udit (r.a) i kërkoi atij ujë. Ai shkoi të sillte ujin, dhe kur u kthye e gjeti nënën në gjumë. Nuk e zgjoi nga gjumi që të mos e shqetësonte atë, por as nuk u largua nga frika se mos zgjohej dhe nuk gjente ujë për të pirë. Kështu që, qëndroi pranë saj, me enën me ujë në dorë, deri në mëngjes.

Ibn Hasan E – Temijmij (Allahu e mëshiroftë!) donte të vriste një akrep, i cili i iku dhe u fut në një vrimë të murit të shtëpisë. Pasi e ndoqi nga pas, e bllokoi vrimën në mur me gishtat e tij, ndërkohë, akrepi e pickoi atë  në gisht. I thanë: ”Përse veprave kështu?” Ai tha: “Pata frikë se mos dilte akrepi dhe pickonte nënën time. ”

Një ditë Ibn Auni El-Muzenijin e thirri nëna. Ai iu përgjigj nënës me një zë më të lartë sesa zëri i saj, me qëllim që ajo ta dëgjonte. Ai u pendua për këtë dhe liroi dy skllevër. Muhamed bin El-Munkedir qëndronte gjithë natën zgjuar dhe i bënte masazh këmbëve të nënës së tij, kurse xhaxhai i tij i cili e kaloi natën duke u falur, tha: ”Më ka gëzuar më shumë shërbimi që i bëri ai nënës, sesa adhurimi që bëra gjatë gjithë natës. ”

Babai përpiqet të të ofrojë anën ekonomike dhe të të sigurojë një jetë të qetë. Nëse ti largohesh prej tij, atë e kaplon sikleti dhe mërzia; nëse sëmuresh, ai preokupohet dhe shqetësohet për ty, ai përpiqet për edukimin dhe   përmirësimin e personalitetit tënd; nëse e viziton atë, ai buzëqesh dhe ndien

kënaqësi, ndërsa, kur largohesh, zemra e tij lidhet ngushtë me ty. Të ushqeva kur ishe i vogël, të rrita derisa u bëre djalë. U lodha duke u përkujdesur për ty. Kur ndonjë natë ti sëmureshe nuk kam qëndruar, vetëm se zgjuar dhe i shqetësuar. Mua sikur më godiste njeri dhe sytë më mbusheshin me lotë. Shpirtërisht frikësohem për ty se mos të humbas, por në të vërtetë unë e di se vdekja është një borxh i përcaktuar.

Babai është dera e mesme e Xhenetit, nëse do, lëshoje (derën), e nëse e do, ruaje atë (derën). Kështu që, i zgjuar është ai që i bindet prindërve, i trajton me mirësi, fiton, kënaqësinë e tyre, i mëshiron ata, madje, nëse është e nevojshme merr përsipër përkujdesin e tyre.

Njëri nga respektuesit e prindërve e mori rrogën në fund të muajit, pastaj, i vendosi lekët mbi tavolinë përpara prindërve dhe tha: ”Merrni nga rroga sa të dëshironi dhe lini sa të dëshironi. Çfarë të merrni është më e dashur për mua sesa çfarë të lini”. Ka të rinj që i vizitojnë prindërit e tyre çdo mëngjes përpara se të shkojnë në punë, me qëllim që t’i pyesin, të mos ndihen të vetmuar dhe t’i përmbushin nevojat e tyre.

Respektuesi i prindërve nuk bën dallime midis tyre, por tregohet mirëbërës, dhe kur komunikon me ta mundohet të gjejë fjalët më të përzemërta dhe shprehjet më të ëmbla. Çfarëdo fjale dhe shprehje që përdor gjatë komunikimit me ta nuk konsiderohet teprim. Respektuesi i prindërve me

mjeshtërinë e tij personale mundohet të krijojë momente dhe situata të këndshme, me qëllim që prindërit të jenë të lumtur dhe të gëzuar. Moto e karakterit të tij është edhe dhënia e dhuratave më të mëdhaja për prindërit, të cilët janë njerëzit më të dashur të zemrës së tij. Gjithashtu, respektimi i prindërve bëhet shkak që ata t’i luten Allahut sinqerisht nga thellësia e zemrës dhe të tregohen mirënjohës ndaj fëmijës për kujdesin ndaj tyre.