Trashëgimia më e mirë për fëmijët

Në librin ”Lubab El Edab”, autori Usama bin Munkidh citon nga një prej të urtëve: ”Prindërit nuk u lënë fëmijëve trashëgim më të mirë se edukata.

Nëse edukata lihet trashëgim, prej saj përfiton pasuri, pozitë, vëllezër, fe, dynja dhe ahiret. Nëse u lë trashëgim pasuri, ajo do të humbë dhe do të mbetet pa pasurie pa edukatë.”

Gjithashtu thoshte: “Edukata është trashëgimia më e mirë, morali i mirë është shoqëruesi më i mirë, suksesi është udhëheqësi më i mirë dhe përpjekja është malli më fitimprurës; s’ka pasurimë të mirë se mendja dhe s’ka fatkeqësi më të madhe se padituria; s’ka ndihmës më të mirë se konsultimi dhe s’ka vetmi më trishtuese se vet admirimi.”

Shiko veten o baba, a kanë dhënë fruta përpjekjet e tua në edukimin e fëmijëve të tu me edukatë e moral? A të qetësohet zemra me sjelljen e tyre?

A je kujdesur t’u lësh trashëgim fëmijëve të tu më shumë edukatë apo je kujdesur t’u lësh atyre pasuri?
Je mjaftuar duke u kujdesur për shëndetin e tyre trupor apo ke lënë pas dore shëndetin, ushqimin e shpirtrave dhe ndreqjen e sjelljes së tyre?

Allahu i Lartësuar do të pyesë çdo njeri për përgjegjësinë e tij,a e ka ruajtur apo e ka humbur atë.
Çfarë ke përgatitur për këtë ditë të Vështirë?[Kuran a=”66-Et-Tahrim:6”]