Martesa dhe rëndësia e saj

Martesa është nga syneti i Profetëve (alejhimu selam). Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “O ju të rinj! Kush ka mundësi, le të martohet, sepse martesa të largon më shumë nga shikimi haram dhe të ruan më tepër nga imoraliteti. Dhe kush nuk ka mundësi, le të agjërojë, sepse agjërimi është mbrojtje për të”. (Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu ka thënë: “Femra martohet për katër gjëra: Për pasurinë e saj, për prejardhjen e saj, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj, martohu me atë që është fetare, të jesh i lumtur . (Buhariu dhe Muslimi)
Muslimani duhet të zgjedhë atë që është fetare, me prejardhje të mirë, atë që e donë dhe që lind shumë fëmijë. Nëse ka dëshirë në zemër që të kërkojë një femër, i lejohet atij që të shikojë prej saj, atë që e nxit për tu martuar me të.
Muslimanit nuk i lejohet që të kërkojë dorën e një femre kur një musliman tjetër po e kërkon atë, derisa të heqë dorë apo t’i japë leje. Nuk lejohet gjithashtu që ta kërkosh dorën e një femre drejtpërdrejt, kur ajo është në „iddeh‟ nga burri që e ka ndarë tre herë apo i ka vdekur.. Por, nga ana tjetër lejohet në mënyrë të tërthortë, bazuar në fjalën e Allahut: “Nuk është mëkat, paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë…”. (El Bekare: 235) Mënyra e tërthortë është kur i thotë: Unë e pëlqej një femër si ti, ose : Mos ma humb rastin tënd etj. Kur të bëjë aktin e martesës, duhet të thotë hutben e Ibn Mesudit (radijallahu anhu) i cili thotë: Profeti (alejhi salatu ue selam) na ka mësuar që kur të kemi ndonjë nevojë të themi: “Innel hamde lilah, nahmeduhu ue nesteinuhu ue nastagfiruh, ue neudhu bil-lahi min shururi enfusina, ue sejjiati a’malina. Men jehdihilahu fela mudile leh, ue men judlil, fela hadije leh. Ue esh’heduen la ilahe il lAllah, uahdehu la sherijke leh, ue esh’he duen-ne Muhameden, abduhu ue resululuh,1 dhe lexon tre ajetet: “O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos
vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” (Ali Imran: 102)
O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” (En Nisa: 1)
O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” (El Ahzab: 70-71)
Martesa nuk është e saktë, vetëm nëse përgjegjësi i femrës është dakord, duke i thënë : Ta dhashë për martesë, etj. Dhe kur bashkëshorti apo i zëvendësi i tij pranon, duke thënë: E pranova këtë martesë, etj.