Nderimi i vajzave

Islami interesohet për përkujdesjen ndaj vajzave dhe nderimin e tyre, si dhe lufton ato zakone të injorancës, të cilat e shohin vajzën me urrejtje. Kurani ka paralajmëruar ndaj këtij zakoni dhe Allahu ka thënë: [Kuran a=”16-En-Nahl:58″][Kuran a=”16-En-Nahl:59″]

Profeti (a.s) i ka përgëzuar prindërit që lindin vajza me një lajm të madh. Këtë e transmeton Muslimi nga Enesi (r.a), se Profeti (a.s) ka thënë: ”Kush rrit dy vajza derisa të mbushin moshën e pjekurisë, Ditën e Kiametit unë dhe ai do të jemi si këta të dy, dhe bashkoi mes dy gishtave.” (Trasmeton Muslimi (2631) dhe në një hadith tjetër: ”Kush rrit tre vajza, i edukon dhe i
marton ato dhe bën bamirësi ndaj tyre, ai do të ketë shpërblim xhenetin.” (Trasmetojne Ebu Daudi (5147), Tirmidhiu (1977) dhe Ahmed)
Kjo ka qenë arsyeja që sahabët e nderuar dhe të parët e devotshëm, Allahu i mëshiroftë, kënaqeshin kur u lindte vajzë, sepse përgëzoheshin me shpërblimin që Allahu u pati premtuar nga përkujdesja dhenderimi i tyre.
Tregohet seAmribin As kishte hyrë njëherë tek Muavija bin Ebu Sufjan dhe tek ai ishte edhe vajza e tij.Ai e pyeti: ”Kush është kjo o Muavije?”
-Ai iu përgjigj: “Kjo është molla e zemrës dhe bebja e syrit tim.”