Zemra e prindërve dhe krimi i fëmijëve

Sa shëmtuar është kur një fëmijë kryen krim ndaj prindërve të tij, duke i vrarë apo duke i vjedhur. Ky është një krim i shëmtuar, pre e të cilit nuk bien vetëm fëmijët, por edhe të tjerët që kanë ecur në një udhë të shtrembët dhe kanë arritur skajet më të largëta, aq sa nga zemra e tyre është zhdukur mëshira dhe dashuria për njerëzit më të shtrenjtë që kanë. Fëmijët kanë detyrë parësore t’i respektojnë prindërit e tyre.

Kam lexuar një histori shumë të dhembshme. Do të dojat’ua tregoja edhe ju, që të shikoni dashurinë e madhe prindërore, që shfaqet në çdo situatë. Një vajzë njëzet vjeçare u mashtrua nga një djalë. Nga dashuria e madhe që kishte për të, ajo kishte arritur të vjedhë tërë pasurinë e babait të saj, pensionist, i cili ishte munduar tërë jetën e tij që të gëzonte fëmijët
e tij dhe t’u siguronte rehatinë. Ajo u arratis me tërë pasurinë e të atit. Zemra e tij u copëtua nga dëshpërimi, nuk e dinte se kush ishte hajduti.

Pas hetimesh e kërkimesh, krimi u zbulua dhe babai e njohu armikun e tij. Kur vajza u përball me babain e saj në polici, ra përdhe. Baba i klithi duke kërkuar ndihmën e atyre që e rrethonin për ta shpëtuar vajzën e tij. Tërë ata që ishin të pranishëm u befasuan me sjelljen e babait, i cili u lutej policëve që ta lironin dhe shprehej se ai hiqte dorë nga e drejta e tij.

Kjo është zemra e babait, e cila nuk njeh veçse dashurie dhembshuri kundrejt fëmijëve të tij, sado të mëdha të jenë gabimet dhe padrejtësitë e tyre. Por a e kuptojnë këtë fëmijët?A ka gjë më të shëmtuar se krimi i fëmijëve kundrejt prindërve të tyre, të cilët kanë gdhirë netë të tëra që ata të jenë të lumtur dhe kanë shpenzuar gjithçka kanë mundur për t’u siguruar jetesën. Ne e shohim se feja jonë, urdhrin për të respektuar prindërit dhe për t’u bërë bamirës ndaj tyre e ka shoqëruar me urdhrin për të njësuar dhe besuar Allahun e Lartësuar, pasi padrejtësia ndaj prindërve është mohimi mirësisë dhe mosmirënjohje e së mirës.
Lidhur me këtë temë, më kujtohet historia e një djali që kreu një krim të shëmtuar.U mashtrua dhe vrau nënën e tij për të fituar diçka të kësaj bote.

Historinë po e japim me pak fjalë: Njëherë një djalë u josh nga pasuria, kërkonte të plotësonte çdo dëshirë të tij. Për të arritur këtë bënte çdo gjë. Dikush i premtoi se do t’i jepte gjithçka, nëse do t’i sillte zemrën e nënës. Pasuria,vezullimi i smeraldeve ia errësoi sytë dhe ai, thikën e mprehtë, ia nguli në gjoks nënës së tij. Që të prekte sa më shpejt verdhushkat e tij, u nis me vrap. Mbante në duar zemrën e nënës së tij. Nga shpejtësia dhe nga padurimi nuk shikontese ku shkonte. U rrëzua dhe zemra në tokë i ra.
Zemra e nënës, e pluhurosur, e thirri me ëmbëlsinë që dinë të thërrasin vetëm nënat: ”Bir i dashur, mos u vrave?” U prek shumë nga ëmbëlsia e zërit, u pendua për krimin që kishte bërë dhe me thikën që vrau nënën kërkoi të vrasë veten. Dhembshuria e nënës nuk njeh kufi. ”Bir më vrit mua dy herë.” -i foli nëna dhe nga zemra e saj dolën disa pika gjak, ishin lotët e nënës që qanin për të birin. E kuptoi ç’krim të shëmtuar kishte bërë. Në historinë e njerëzimit s’e kishte bërë njeri këtë gjë. Kërkonte ta lante me ujë zemrën e nënës.Ujë nuk gjente dhe e lau me lumin e lotëve të tij. Duke e pastruar thoshte: ”O zemër, hakmerr prej meje dhe mos më mëshiro, se krimi im s’është krim që falet.”

Dashuria e nënës për fëmijën e saj nuk njeh kufi. Zemra e prindërve nuk njeh urrejtje për ndonjë nga fëmijët, cilido të jetë krimi i tij, cilado të jetë ashpërsia e tij ndaj tyre.

Kini kujdes o fëmijë, mos jini shkaktarë të plagosjes së zemrës së dashur edhe sikur me një ”of” apo psherëtimë, sepse kjo ”of”, që është vetëm dy shkronja, është krim i madh dhe një prej mëkateve të mëdha. Allahu i Lartësuar na e ka ndaluar edhe këtë: [Kuran a=”17-El-Isra:23″][Kuran a=”17-El-Isra:24″]