Edukimi i fëmijës është një detyrë e vështirë dhe e bukur. Është i bukur kur shijon frytet e ëmbla në kohën e vjeljes. Që të mos hidhërohesh, edukimin e fëmijës duhet ta fillosh që në vogëli. Duhet të marrësh pjesë në lojërat e tij, ta përkëdhelësh e të mundohesh ta qetësosh kur e sheh duke qarë. Në çdo moment duhet ta lavdërosh Zotin tënd. Vendos lehtë në buzët e tij gishtin tënd dhe thuaj: “Madhështia i takon Atij që të dha.”
Kështu, i bukur si një engjëll,i ëmbël si sheqeri qofsh gjithmonë. O prind, duhet t’i kushtosh rëndësi fjalorit të fëmijës. Ta orientosh dhe të jesh i vëmendshëm për fjalët që mëson, që flet qëkur është i vogël e deri kur rritet. Fjalët më të bukura të gjuhës t’ia mësosh. Para syve të tij vepro me kujdes se çdo veprim i yti filmohet në kujtesën e tij dhe do të jetë shumë e vështirë më vonë që ta fshin atë sekuencë që është filmuar në pak sekonda. Mos kërko që i vetëm të zgjidhësh problemet që të dalin para. Kërko ndihmë nga gruaja jote, pasi ajo është mbështetësja jote më e mirë. Kur të arrijë pesë vjeç, mësoje të zgjedhë shoqërinë, vëzhgoje në çdo gjë që thotë e bën. Nëse je i pavëmendshëm, veprimet e tij zgjasin shumë. Këshilloje me të mirë, me fjalë të buta, që të kuptojë e jo me kërcënime e ndëshkime. Mbill tek ai butësinë e çdo vlerë atërore që ju keni: sinqeritetin, qetësinë, pastërtinë dhe dashurinë.
Pasi të mbushë gjashtë vjeç, sytë e tu të jenë roje te ai. Vër një rregull në edukim. Ki kujdes nëse gënjen apo i largohet së vërtetës. Zemra e tij ndaj së mirës e së keqes është si dheu i mirë për mbjellje. Me zgjuarsi dhe me urtësi mundohu të mbjellësh të mirën në zemrën e tij, duke i treguar gjithmonë rrugën e drejtë. Mos e tepro me llastime.
Kur të mbushë shtatë vjeç, drejtoje me të mirë dhe ndiqe atë. Urdhëroje të bindet e namaz të kryejë, të bëjë gjithë detyrat që ka. Porosite të bindet me të mirë dhe të veprojë atë që Allahu ka sjellë. Në ndërgjegjen dhe në mendjen e tij ngulit veprat e mira. Ruaje atë nga të këqijat e mendjemadhësisë, sepse ajo është helmi dëmshëm që prish.
Kështu, mësoje të jetë i guximshëm, të bindet dhe dëshirën të sakrifikojë.
Lumturia e besimtarit në krenarinë e tij qëndron dhe krenaria në zemërgjerësi.
Kush e humb krenarinë, patjetër që jeton në pendesë.
Dhe tani, o prind, po të jap disa këshilla për vajzën tënde, pavarësisht se për prindin fëmijët duhen njëlloj, si vajza apo djali dhe këshillat janë të njëjta për fëmijët.
Vajzën mësoje të jetë modeste, bujare dhe e ndershme.Vëzhgoje dhe ndiqe që të njohësh sekretet dhe pamjen e saj. Kur t’i afrohet ditës së provimit, lut
për të sukses, se lutja e prindërve përgjigjet.