Eliminimi i të dëmshmes dhe pastërtia

Nga Ebu Maliku el Eshariu – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Pastërtia është gjysma e Imanit-besimit” Transmetuar nga Muslimi në “Et Tahara” (223), dhe pastërtia është prej pastrimit e që të dyja janë të një grade madhështore në Islam. Ndërkaq evitimi i të dëmshmes nga rruga është degëzimi më i ulët i Islamit, ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Imani është shtatëdhjetëeca pjesë, më e mira thënia ‘La ilahe il Allah-Nuk ka të adhuruar të meritueshëm veç Allahut’ dhe më e ulta është evitimi i të dëmshmes nga rruga”. Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “El Iman” (9) dhe Muslimi po në të (35)

Nga Ebu Hurejra, nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – vjen se ka thënë: “Kam parë një person që shëtiste në Xhenet për shkakun e një druri që e kish prerë nga shtegu i rrugës, i cili u bënte keq njerëzve” Transmetuar nga Muslimi në “Izaletul Edhe anit Tarik” (1914), dhe po nga ai – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se i Dërguari – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Teksa po ecte në një rrugë një person gjeti një degë ferre dhe e largoi. Sakaq Allahu e lavdëroi atë dhe u shkruajt prej të falurve”.Transmeton Bukhariu në “El Madhalim” (2472), Muslimi në “El Imara” (1914) dhe Termidhi në “El Biru ues Sila” (1958)