Amaneti i pasurisë

Allahu na ka furnizuar me pasuri dhe na ka lënë mëkëmbës në të. Burra dhe gra kanë të drejtë të gëzojnë dhe fitojnë pasuri. Allahu i Madhërishëm thotë:[Kuran a=”4-En-Nisa:7″]Dhe:[Kuran a=”4-En-Nisa:32″]
Zotërimi i pasurisë jonë, që me anë të punës a të dhurimit, na bën përgjegjës për atë pasuri. Profeti (a.s.) thotë: ”Nuk do të lëvizin dy këmbët e birit të Ademit Ditën e Kiametit para se të pyetet për pesë gjëra: “ …dhe për pasurinë e tij; si e fitoi dhe si e shpenzoi.” Duhet që pasuria të jetë fituar në mënyrë hallall, jo me ryshfet, jo me kamatë, jo me falsifikim, jo me vjedhje, jo me mashtrim, jo me forma të ndaluara shitblerjeje etj. Ndërsa shpenzimi duhet të bëhet pa shpërdorim dhe jo me koprraci nga ana tjetër. Pasuria shpenzohet në gjëra të lejuara dhe prej saj nxirret edhe zekati e lëmosha. Ne marrim shpërblime nëse i shpenzojmë ato për familjen, të afërmit, fëmijët, vejushat dhe të varfrit. Pasuri e mirë është ai dinar që shpenzohet për fëmijët tuaj dhe ai që endet në ndihmë të vejushave dhe të varfërve është si ai që lufton në rrugë të Zotit, pasi pasuria është baza e jetës së njerëzve dhe dëshira për të është në natyrën e tyre:[Kuran a=”3-Ali Imran:14″]Allahu i Madhërishëm gjithashtu thotë:[Kuran a=”18-El-Kehf:46″] Këtë instikt Zoti e rafinoi dhe e vendosi në trajtë të saktë, e cila e bën njeriun të gëzuar dhe e cila nuk i dëmton të tjerët.

Cënimi i pasurisë së njerëzve, ngrënia e pasurisë së tyre pa të drejtë trashëgon koprraci dhe urrejtje. Ndërsa Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që ta shmangim këtë rrugë. Sikurse dhënia, bujaria dhe bërja pjesë të tjerëve largon urrejtjen në zemër dhe trashëgon gëzim në shpirtin e atij që jep dhe atij që merr.

Prandaj Allahu u ka bërë pjesë të tjerëve në pasurinë tonë:[Kuran a=”70-El-Mearixh:24″][Kuran a=”70-El-Mearixh:25″] Allahu ka kërkuar nga çdo njeri të aftë, ë ka arritur nisabin dhe i ka kaluar një vit të japë zekatë për të. Dhe në mënyrë që shpërndarjen e saj ta bëjmë në bazë të ligjit të Allahut dhe mos të mbajmë me hatër askënd, Allahu i sqaroi Vetë grupet që përfitojnë nga kjo pasuri. Allahu i Madhërishëm thotë:[Kuran a=”9-Et-Teube:60″] Allahu na ka nxitur të japim nga pasuria jonë dhe për këtë ka vendosur shpërblim. Ai e ka quajtur këtë hua për Allahun e Madherishem. Qe shpirtrat te jene te paster, njeriu nuk duhet te lidhet me pasurine ne ate menyre qe ajo te behet shkak per shkaterrimin e tij. Profeti (a.s.) ka thënë:
U mjeroftë robi i dinarit, robi i dërhemit dhe robi i khamises(rrobe prej leshi)! Nëse i jepet ai kënaqet, por nëse nuk i jepet ai zemërohet. U mjeroftë dhe u poshtëroftë dhe nëse i ngulet gjembi mos pastë kush e shëroftë!”