Fale namazin që të jesh i shpëtuar

Fale namazin që të jesh i shpëtuar

Vëlla i dashur, motër e nderuar!

A e di se cila është gjëja e parë për të cilën do të llogaritet robi në Ditën e Gjykimit?

Nëse nuk e di, atëherë lexoje këtë thënie të të Dërguarit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “Puna e parë për të cilën do të llogaritet robi në Ditën e Gjykimit është namazi. Nëse atë e ka në rregull, të gjitha punët do t’i ketë në rregull, e nëse atë nuk e ka në rregull as punët tjera nuk do t’i ketë në rregull.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.)

Pra, qenka namazi, e kuptove tashmë?!

Pas dëshmisë se Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, namazi është shtylla më e rëndësishme e fesë.

A e di ti se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ajo që na dallon ne nga ata (jobesimtarët) është namazi, andaj ai që e lë namazin ka rënë në kufër (mosbesim).” (Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Hibbani dhe Hakimi) Gjithashtu ka thënë: “Ndërmjet njeriut dhe kufrit e shirkut qëndron lënia e namazit.”(Muslimi.)

Atëherë, si mund të rrish i qetë kur imani yt është vënë në pikëpyetje?!!

A e di ti se si do të përgjigjen banorët e zjarrit kur të pyeten se çka i solli ata në atë vend të tmerrshëm?! Lexo se çfarë thotë Allahu i Lartësuar lidhur me këtë, që ta kuptosh përgjigjen:

Çdo njeri është peng i veprave të veta, përveç njerëzve të krahut të djathtë; të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin për keqbërësit:[Kuran a=”74-El-Mudethir:38″][Kuran a=”74-El-Mudethir:39″][Kuran a=”74-El-Mudethir:40″][Kuran a=”74-El-Mudethir:41″][Kuran a=”74-El-Mudethir:42″][Kuran a=”74-El-Mudethir:43″]

Pra, mosfalja e namazit qenka prej shkaqeve kryesore që i çojnë njerëzit në zjarr të Xhehenemit. Allahu na ruajttë nga zjarri!

I Madhërishmi i kërcënoi rëndë ata që e vonojnë namazin derisa t’i kalojë koha, duke thënë:[Kuran a=”107-El-Maun:4″][Kuran a=”107-El-Maun:5″]E, si është puna atëherë me atë që fare nuk e fal namazin?!

Ai që ia kthen shpinën Allahut dhe nuk e fal namazin do të ketë jetë të mjerë në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jetë prej të humburve. Lexo se çfarë thotë Allahu i Lartësuar në Kuran:[Kuran a=”20-Taha:124″] A e di ti se Allahu nuk e ka liruar nga namazi as të sëmurin e as udhëtarin, madje as atë që lufton në rrugën e Tij?! Në rast se ndokush nuk mund të falet në këmbë, atëherë duhet të falet ulur, e nëse nuk mundet as ulur, atëherë falet i shtrirë, por assesi nuk lirohet nga namazi. Vetëm i çmenduri nuk e ka për detyrë të falet. Namazi është prej shkaqeve kryesore për shlyerjen e mëkateve. Ja se ç’thotë Allahu i Madhërishëm përkitazi me këtë:[Kuran a=”11-Hud:114″] Ndërsa, i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, u tha shokëve të vet: “Çka mendoni, sikur para derës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë, ku do të lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej ndonjë ndyrësi në trupin e tij?” Ata thanë: “Nuk do të mbetej asnjë ndyrësi.” Atëherë, i Dërguari tha: “Kështu është edhe shembulli i pesë kohëve të namazit, me to Allahu i shlyen mëkatet.” (Buhariu dhe Muslimi.)

Atëherë, si mendon të të shlyhen mëkatet në qoftë se ti vazhdon të mos falesh?!

A nuk të mjafton ty ta kuptosh rëndësinë e namazit, kur dihet që Allahu e bëri detyrë namazin mbi shtatë palë qiej?! Madje, Allahu në fillim i caktoi 50 namaze të detyrueshme ditore, por pas kërkesës së të Dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, e zbriti numrin e namazeve të detyrueshme në pesë, por shpërblimin e la të njëjtë, pra pesë namaze me vlerë të pesëdhjetë namazeve.

Vëlla dhe ti oj motër, nëse dëshiron të jesh prej të shpëtuarve, atëherë përgjigjju muezinit kur të thotë “hajje ales-salah, hajje alel-felah” (eja në namaz, eja në shpëtim), sepse këtu qëndron shpëtimi i vërtetë.

Namazi nuk është punë e rëndë, përkundrazi në qoftë se i kthehesh Zotit tënd dhe e fal namazin, Allahu do të ta zgjerojë gjoksin dhe do të t’i largojë brengat dhe pikëllimin. Lexo çfarë thotë Allahu në Kuran:[Kuran a=”16-En-Nahl:97″]

Po pra, nëse dëshiron jetë të lumtur duhet t’i kthehesh Atij që të ka krijuar, Ai më së miri e di se ku qëndron lumturia.

Fale namazin dhe këshilloje edhe familjen tënde ta falin atë dhe mos ki frikë nga varfëria, sepse Allahu është Ai i Cili të furnizon ty dhe familjen tënde. Ai thotë:[Kuran a=”20-Taha:132″] I Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Namazi është dritë…”(Muslimi.) Andaj, fale namazin e mos rri në terr! Namazi për robin është dritë e zemrës, dritë në fytyrë, dritë në varr dhe po ashtu dritë në Ditën e Ringjalljes, siç thotë i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “Ai që e ruan

namazin, ai do të jetë për të dritë, argument dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit, ndërsa ai që nuk e ruan atë, nuk do të jetë për të dritë, as argument e as shpëtim në Ditën e Gjykimit dhe do të ringjallët me Faraonin, Karunin, Hamanin e Ubej ibn Halefin.”(Ahmedi, Ibn Hibbani, Bejhakiu.)

Pra, ai që nuk e fal namazin, për të nuk do të ketë dritë dhe në Ditën e Gjykimit do të ringjallet me njerëzit më të këqij!

A e di ti se të gjitha krijesat që gjenden në tokë e në qiej i përulen Allahut dhe e madhërojnë Atë?! Allahu i Lartësuar thotë:[Kuran a=”24-En-Nur:41″]Po ashtu thotë:[Kuran a=”22-El-Haxh:18″] Andaj, nënshtroju edhe ti Allahut që të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit dhe ta fitosh Xhenetin, në të cilin ka gjëra për të cilat veshi nuk ka dëgjuar, që syri nuk i ka parë dhe as që mund t’i paramendojë ndokush.

[Kuran a=”3-Ali-Imran:185″]